Petulla me kos nga zonja Albana

27 Nëntor 2023, 11:46| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 11:47

  • Share

Petulla me kos

Përbërësit:

  • 2 gota miell
  • 1 gotë kos
  • 1-2 kokrra vezë
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • ½ lugë kafeje sodë
  • 1 lugë kripë
  • 2 filxhanë kafeje vaj

Përgatitja:

Në një tas hedhim vezë, kos, kripë dhe pak sheqer (sipas dëshirës mund të vihet dhe yndyrë). I rrahim mirë, shtojmë miellin e përzier me pak sodë. Brumi i petullave nuk duhet shumë i hollë. Në një tigan hedhim pak yndyrë dhe sapo të nxehet hedhim brumin, nga 1 lugë gjelle për çdo petull. Largësia nga njëra petull te tjetra duhet të jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat i skuqim nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër. Pasi të jenë skuqur mirë i vendosim në pjatë, i spërkatim pak me gjalpë dhe mund të serviren siç janë ose me sheqer, mjaltë, reçel, kos, qumësht, sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?