Receta

Petulla me maja nga zonja Albana

9 Shtator, 12:07| Përditesimi: 9 Shtator, 12:09

  • Share

Petulla me maja

Përbërësit:

  • 5 gota miell
  • 1 gotë ujë i ngrohtë
  • 1 gotë qumësht i ngrohtë
  • 10 gr maja e thatë (1 paketë)
  • 1 lugë çaji kripë
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një enë përziejmë miellin dhe kripën. Shtojmë ujin e ngrohtë, qumështin e ngrohtë dhe majanë. E punojmë për 5-6 minuta derisa të bëhet një brumë i butë. Mbulojmë enën me letër plastike dhe e lëmë të pushojë rreth 30 minuta. Pas pushimit, e ndajmë brumin në toptha dhe i hapim në madhësinë e një pjate çaji. Ngrohim vajin në zjarr të lartë dhe i skuqim petullat një nga një, derisa të fryhen e të marrin ngjyrë të artë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?