Petulla me miell gështenje dhe kakao nga Shef Altin Prenga
Përbërësit:
100 gr miell gështenje
100 gr miell normal
30 gr sheqer
Pak kanellë
Pak kakao
3 vezë fshati
500 ml qumësht
Përgatitja:
Në një tas përgatisim brumin e petullave, duke vendosur 3 kokrra vezë fshati që nuk duhet të rrihen më parë pasi humbasin vlerat e tyre në përgatitjen e brumit, por në to shtohen mielli gështenjës, mielli normal, sheqeri, kanella, kakao dhe qumështi, të gjithë përbërësit përzihen sëbashku, derisa të formohet një masë jo shumë e trashë dhe më pas janë gati për t’u pjekur.
Komento