Petulla me qepë dhe djathë
Përbërësit:
- 4–5 qepë mesatare
- 150 gr djathë i bardhë
- 2 vezë
- 4–5 lugë gjelle miell
- Kripë, piper
- Vaj ulliri për skuqje
Përgatitja:
Hedhim qepët në një tas. Shtojmë kripë, piper dhe i përziejmë derisa të lëshojnë pak lëng. Shtojmë vezët dhe miellin gradualisht derisa masa të lidhet. Në fund shtojmë djathin feta. Në një tigan të madh, nxehim vaj ulliri në zjarr mesatar. Marrim masën me lugë dhe e vendosim në tigan, duke e shtypur pak që të bëhet si petull. I skuqim nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante. I vendosim mbi letër kuzhine që të përthithet vaji i tepërt.
Këshilla nga Albana: Shtojmë pak nenexhik të freskët ose majdanoz në brumë për aromë. I servirim petullat të ngrohta me një sallatë të freskët dhe limon.
Komente
