Petulla me qumësht nga zonja Albana

15 Korrik 2022, 11:23| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 11:24

  • Share

Petulla me qumësht

Përbërësit:

  • 4 vezë
  • 1 lç sodë
  • 1 lç kripë
  • 1 lç sheqer
  • 2 pika lëng limoni
  • 200 ml qumësht
  • 1 gotë miell

Përgatitja:

Rrahim vezët duke shtuar pak vanilje lëng, pak kripë, sheqer dhe sodë buke. Shtojmë miellin në mënyrë graduale dhe më pas qumështin ku kemi shtuar dy pika lëng limoni. E trazojmë mirë brumin e petullave dhe i skuqim duke i dhënë forma në madhësi sipas preferencës. Petullat mund t’i servirkm me djathë, mjaltë apo reçel.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?