Petulla me qumësht
Përbërësit:
- 500 ml qumësht
- 4 filxhanë çaji miell
- 1 pako maja
- 1 lç kripë
- 1 lç sheqer
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një enë shtojmë maja, sheqer, ujë të vakët dhe 2 lugë miell. Në një tas tjetër përziejmë miellin me kripë dhe qumësht. Pasi majaja të aktivizohet e shtojmë në tasin me miell dhe qumësht. E zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë. Më pas bëjmë kuleçë sa pëllëmba e dorës duke i hapur një vrimë dhe i skuqim në vaj bimor të ngrohur mirë.
Komento