Petulla me qumësht
Përbërësit:
- 250 gr miell
- 1 lgj sheqer
- 1 lç kripë
- 1/2 lç sodë buke
- 1/2 lç pluhur pjekës
- 1 kokërr vezë
- 1 lgj vaj luledielli
- 100 ml qumësht
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një tas të madh përziejmë miellin, sheqerin, kripën, sodën dhe pluhurin për pjekje. Shtojmë vezën, qumështin dhe vajin. I përziejmë derisa të formohet një brumë i butë, por jo i ngjitshëm. E mbulojmë brumin me plastmas kuzhine ose pecetë dhe e lëmë të pushojë për rreth 1 orë. Më pas shtrijmë brumin në një petë rreth 0.5-1 cm të trashë. E presim në shirita të gjatë rreth 2-3 cm të gjërë dhe 6-8 cm të gjatë. Vendosim një shirit sipër tjetrit dhe e shtypim pak në qendër me një shkop (p.sh. fundin e lugës) për t’i bashkuar. Ngrohim vajin në temperaturë mesatare deri të lartë. Fërgojmë secilin shirit derisa të fryhet dhe të marrë ngjyrë të artë nga të dy anët. Kjo zgjat rreth 2 minuta për secilën anë. I shërbejmë të ngrohta, mund të shoqërohen me çaj, qumësht të ngrohtë apo me mjaltë dhe reçel.
Komente
