Petulla me sherbet nga zonja Albana

23 Shkurt 2023, 12:07| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 12:12

  • Share

Petulla me sherbet

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 1 vanilje
  • 1 lç sheqer
  • 1 lç kripë
  • 1/2 fç ujë
  • 1 lgj uzo
  • 1 vezë
  • Vaj për skuqje

Për sherbetin:

  • 200 ml ujë
  • 150 gr sheqer
  • 3 lgj mjaltë
  • Fruta të thata për servirje

Përgatitja:

Hedhim miellin në një tas të madh, hapim në qendër një hapësirë shtojmë ujin, uzon, sheqerin, kripën dhe vaniljen. Hedhim dhe një kokërr vezë në fund dhe e punojmë mirë brumin derisa të fitojë elasticitet. E lemë brumin të pushojë  për disa minuta. E ndajmë brumin në kuleçë të vegjël dhe më pas hapim petullat në petëza të holla. Në një xhezve çaji hedhim vaj deri në mes të xhezves. E lemë të nxehet dhe vendosim petullën e parë duke e kapur në qendër dhe duke e hedhur në xhezve të rrudhosur. E lemë të skuqet nga njëra anë dhe më pas me pirun e shtyjmë në brendësi të xhezves dhe e kthejmë nga ana tjetër. Kështu veprojmë me të gjitha petullat dhe më pas i sherbetosim.

Sherbetin e kemi përgatitur paraprakisht duke vendosur në një tenxhere sheqerin dhe ujin dhe sapo uji të ketë marrë valë e lemë 5 minuta dhe më pas shtojmë mjaltin. Petullat i lemë t’a përthithin mirë sherbetin dhe më pas i servirim me fruta të thata sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?