Petulla puf/Pancake nga zonja Albana

15 Korrik, 12:16| Përditesimi: 15 Korrik, 12:17

  • Share

Petulla puf / Pancake

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 25 gr miell
  • 30 ml qumësht
  • 25 gr sheqer
  • Pak ujë
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Rrahim të kuqet e vezëve me qumështin, sheqerin dhe miellin. Në një tas tjetër rrahim të bardhat e vezëve në marengë. Bashkojmë të dy masat. Lyejmë tiganin me pak vaj, me një qese kuzhine shtojmë petullat dhe pak ujë. Mbyllim kapakun, kur të bëhet nga njëra anë e kthejmë. Servirjen e bëjmë me pak mjaltë dhe pistak.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?