Petulla shkopinj
Përbërësit:
- 200 ml kos
- 500 gr miell
- 100 ml ujë afërsisht
- 1 lç sheqer
- 1 lç sodë
- 1 lç kripë
- 1 vezë
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një enë vendosim 200 ml kos, 1 vezë dhe 100 ml ujë. Shtojmë 1 lugë të vogël kripë, sheqer dhe sodë buke. Në fund shtojmë miellin me kujdes, rreth 450-500 gr dhe formojmë një brumë të butë, të cilin e lëmë të pushojë vetëm 5 minuta. Pasi brumi pushon pak e hapim me okllai dhe e ndajmë në shirita ose në formën që kemi dëshirë. I skuqim petullat në vaj të nxehur mirë për 3 minuta nga të dyja anët.
Komento