Petulla si sfungjer vetëm me 2 përbërës pa vezë dhe pa qumësht nga zonja Albana

10 Mars 2023, 12:39| Përditesimi: 10 Mars 2023, 12:41

  • Share

Petulla si sfungjer

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 350 ml ujë
  • 1 lç sheqer
  • 1 lç kripë
  • 1 lç vaj
  • 1 lç maja e thatë
  • Vaj bimor për skuqje

Përgatitja:

Në ujin e ngrohtë tresim majanë, sheqerin dhe kripën. E trazojmë mirë, më pas shtojmë 1 lugë të vogël vaj dhe miellin të cilin e shtojmë lugë-lugë gradualisht duke e përzier. E punojmë mirë brumin e petullave, e mbulojmë me një celefon dhe e lemë të pushojë për 15 minuta. Pas këtij minutazhi lagim duart me pak vaj, e punojmë përsëri brumin dhe e lemë të pushojë dhe 30 minuta të tjera.

Pasi brumi ka ardhur plotësisht e ndajmë në kuleçë të vegjël. I mbulojmë kuleçët me një pecetë dhe i lemë për 5 minuta sa të nxehet vaji. Secilin kulaç e hapim sa pëllëmba e dorës, krijojmë një hapësirë në mes dhe i vendosim petullat të skuqen në vaj të nxehtë për pak minuta nga secila anë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?