Petulla të ëmbla me oriz në tavë
Përbërësit:
- 250 gr oriz
- 250 ml ujë
- 500 ml qumësht
- 125 gr sheqer
- 1 limon, lëvorja e grirë
- 2 të verdha veze
- 1 lugë miell
- Vanilje
- Pak kripë
- Pak vaj
- Sheqer për spërkatje
Përgatitja:
Ziejmë orizin me ujë, qumësht, lëvore limoni (vetëm pjesa e verdhë) dhe kripë, derisa ta thithë të gjithë lëngun. E lëmë të pushojë për disa orë (ose gjithë natën). Më pas hedhim të verdhat e vezës një e nga një, shtojmë miellin dhe vaniljen. Duke përdorur një lugë formojmë toptha të çrregullt jo shumë të vegjël dhe i fërgojmë në vajin e vluar. Ose të gjithë brumin e vendosim në një tavë, e nivelojmë mirë, e presim në forma sipas dëshirës dhe e vendosim në furrë të parangrohur. Kur të ftohet e spërkatim me sheqer dhe e shërbejmë.
Komente
