Petulla të ëmbla
Përbërësit:
- 1 vezë
- 1 kupë miell
- 2 lugë gjelle sheqer
- 1 majë kripë
- 1 lugë gjelle vaj
- 1/2 kupë qumësht
- 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
- 2 lugë çaji pluhur fryrës
Përgatitja:
Në një tas të madh, thyejmë vezën dhe e rrahim pak. Shtojmë sheqerin, kripën dhe vajin, i përziejmë mirë. Hedhim miellin dhe pluhurin për fryrje. Shtojmë qumështin dhe ekstraktin e vaniljes. I përziejmë të gjitha derisa të kemi një masë homogjene, pa kokrriza. Ngrohim një tigan me pak vaj ose gjalpë. Hedhim me lugë nga brumi petullat në tigan dhe i pjekim në zjarr mesatar derisa të dalin flluska sipër, më pas i kthejmë nga ana tjetër.
Këshilla nga Albana: Mund të shtosh copa çokollate, boronica apo banane në brumë për më shumë shije. Shërbeji me mjaltë, reçel, çokokrem apo fruta të freskëta sipas dëshirës.
Komente
