Receta

Petulla të fshira nga zonja Albana

1 Tetor, 11:39| Përditesimi: 1 Tetor, 11:41

  • Share

Petulla të fshira

Përbërësit:

  • 1 vezë
  • 500 ml qumësht
  • 250 ml ujë
  • 400 gr miell
  • 1 lugë çaji kripë
  • 100 ml qumësht
  • 150 gr gjalpë
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • Djathë të bardhë të thërrmuar

Përgatitja:

Rrahim vezën me qumështin, ujin dhe kripën. Shtojmë miellin gradualisht derisa të formohet një brumë i lëngshëm si për palaçinka. Pjekim secilën petull/palaçinkë në tigan të nxehtë, një nga një, duke i kthyer në të dy anët. Më pas shkrijmë gjalpin, shtojmë 100 ml qumësht dhe hudhrat e grira imët. I përziejmë derisa të marrin shije. Radhitim petullat e pjekura në një tepsi, duke lyer çdo petull me gjalpin e përgatitur dhe duke spërkatur djathë të thërrmuar mes shtresave. E lyejmë sipër me gjalpin e mbetur. E vendosim në pjekje, në furrë të parangrohur në 200 °C derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë (rreth 15–20 minuta).

Këshillat nga Albana: Shkojnë shumë mirë të ngrohta me kos natyral ose me një sallatë të thjeshtë. Nëse do shije më të butë, hudhrën mund ta zbusësh duke e skuqur pak në gjalpë para se ta shtosh.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?