Petulla me portokall
Përbërësit:
- 700 gr miell
- 1 kokërr vezë
- 60 ml vaj
- 90 ml lëng portokalli
- 8 gr pluhur pjekës
- 140 gr sheqer
- Lëkurë portokalli
- Pluhur kokosi
- Reçel për servirje
Përgatitja:
Në një enë rrahim vezën me sheqerin. Shtojmë lëngun e portokallit, lëkurën e portokalit, vajin, pluhurin pjekës. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas shtojmë gradualisht miellin duke e trazuar pa ndërprerje derisa të krijohet një masë qulli. Lyejmë disa tasa të vegjël me pak vaj dhe hedhim masën e brumit. Tasat i vendosim në një tavë ku kemi hedhur pak ujë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius. Pasi petullat të piqen i largojmë nga forma duke i kthyer përmbys, i lyejmë me pak reçel portokalli dhe i spërkasim me pak pluhur kokosi.