Petulla të rreme nga zonja Albana

30 Shtator 2022, 10:38| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 10:39

  • Share

Petulla të rreme

Përbërësit:

  • 2 gota miell
  • 4-5 qepë të njoma
  • 1 gotë kos i thartuar
  • 3 vezë
  • 1 majë luge sodë
  • Kripë
  • Nenexhik
  • Vaj luledielli

 Përgatitja:

Presim qepët e njoma hollë, i shtypim fort me kripë. Rrahim vezët, shtojmë kosin, vajin dhe qepën e grirë. Në fund shtojmë nenexhikun, miellin dhe sodën e bukës. Pasi e kemi zënë brumin e lemë në ambjent të ngrohtë që të rritet volumi.

Në një tenxhere vendosim vaj luledielli dhe pasi të ketë marrë nxehtësi shtojmë brumin lugë - lugë. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?