Peza: 10 anët më qesharake të telenovelës së përgjimeve!

20 Qershor 2019, 12:54| Përditesimi: 20 Qershor 2019, 12:56

  • Share

Janë të paktën 10 arësye që bëjnë të mos i marësh seriozisht, seritë e reja e të vjetra të telenovelës së gjermanes "Bild", të përgjimeve. 
Kuptohet, kjo është përtej qëndrimit të pandryshuar se Dosjet 339 dhe 184 duhen hetuar sa më shpejt e profesionalisht. Kushdo që ka përgjegjësi, të ndëshkohet nga gjykata, me maksimumin që parashikon ligji.

E para, për "Deutsche Welle", "Bild" është një gazetë bulevardeske. Që për profesionistët në mos qesharake, do të thotë jo serioze dhe jo profesionale.

E dyta, sjellja publike e gazetarit gjerman të kësaj historie, është aq "perendimore" sa të shton respektin për disa nga gazetarët më militantë pranë opozitës sonë të rrugës.

E treta, dosja 184 u hap dhe përgjimet u nisën ndaj një grupi kriminal droge në Dibër. Sot, por shitet si heroizëm i prokurorëve politikë të opozitës, kundër qeverisë së Edi Ramës.

E katërta, si ka mundësi që mes "mullarit të kashtës" me 700 CD të mbushura me përgjime, pas 3 vjetësh është gjetur vetëm "gjilpëra" e mazhorancës?

E pesta, a janë përgjuar vërtetë Kryeministri, ministri i Brendshëm, ministra të tjerë, deputetë dhe Kryetar Komisionesh Parlamentare? Nëse po, a është zbatuar procedura standarde ligjore për këtë rast? 

E gjashta, nëse gjithçka është ligjore dhe serioze, përse në vend të përgjegjësisë juridike nëse kishte për cilindo, ato përdoren sot vetëm për një luftë të pisët politike?

E shtata, prokurorët e kanë zvarritur çështjen për 3 vjet. Mirë që nuk kanë bërë veprime, po për mosveprime a do të mbajë kush përgjegjësi për këtë çështje?

E teta, nëse këto përgjime nuk janë dorëzuar tek opozita në shenjë hakmarrje nga prokurorët e prekur prej reformës ë drejtësi, përse duhet të dilnin tani, në kulmin e përplasjes së saj politike me Kryeministrin Rama?

E nënta, nëse opozita do ishte e interesuar për zbardhjen e krimeve elektorale, përse i hedh këto biseda sot në treg, vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve të 30 Qershorit?

E dhjeta, si është e mundur që në gjithë këtë batërdi përgjimesh, të mos ketë asnjë bisedë qoftë edhe krejt normale të përfaqësuesve të PD e LSI në fushatën elektorale për zgjedhjet në

Bashkinë e Dibrës, por vetëm nga PS?

Të gjitha këto, e ndoshta dhe të tjera, jo vetëm e zhvlerësojnë, por e bëjnë gjithmonë e më qesharake të ashtëquajturën aferë përgjimesh, të servirur nga një media bulevardeske!

Komento

Komente

  • Spartak Ngjela: 20/06/2019 16:34

    avokati 1 milion euro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?