Peza në Report Tv: 3 arsyet pse PS meriton një mandat të 3! LSI partia me më pak mbështetje! Votimi i PD i banalizuar, sikur po zgjedh kryepleqtë e fshatrave

12 Tetor 2020, 14:09| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 15:20

  • Share

Sekretari i Marrëdhënieve me Mediat në PS, Alfred Peza i ftuar në studion e Report Tv ka folur për zhvillimin e fushatës së PS si dhe për përplasjet e fundit mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Peza deklaroi se Meta është zhveshur nga kostumi i presidentit dhe është bërë pjesë aktive e fushatës së partisë së tij, pasi ajo ka më pak mbështetje.

"Meta është zhveshur nga kostumi i presidentit. Halli më i madh i Metës është defaktorizimi i partisë së tij. Ai është bërë pjesë a ktive e fushatës së partisë. LSI partia me më pak mbështetje. Partia e tij del humbëse sipas sondazheve. Meta e ka partinë e tij LSI e ka krijuar në 2004, e kemi festuar dhe 16 vjetorin. Nuk besoj se është kjo gjë thjesht ka qenë gjuha e përdorur. Meta e bëri këtë deklaratë në vazhdën e asaj që po analizonim", tha Peza.

Fokusi i PS është fushata elektorale, kurse sa i përket mosndryshimit të kryesisë së PS, Peza tha se ky ka qenë vendim politik i Ramës. Sipas tij PS i duhet një mandat i tretë dhe kjo për disa arsye, ku më kryesorja janë reformat që ajo ka bërë, të cilat duhet të shkojnë deri në fund. Këtu përmend Reformën në Drejtësi, rindërtimin dhe menaxhimin e situatës Covid. Ai shton se rregulli që çdo 8 vjet duhet të ndryshohet pushteti duhet të prishet.

"Fokusi i PS fushata elektorale, dhe mandati i 3. Vendimarrjet serioze të rëndësishme të një partie nuk ndikohen nga një deklaratë sporadike e njërit. Nuk mund të ndikohet një parti politike si PS me 75 mandate, partia më e madhe në Shqipëri nga një deklaratë e kujtdo. Vendimarrjet janë gjëra shumë serioze të pjekura dhe të studiuara.

Çdo 8 vjet ndryshohet pushteti! Duhet ta prishim këtë rregull. Pse duhet të marrim mandatin e 3. Ka shumë arsye. 3 më kryesoret janë se Ps ka bërë reformat më kryesore. Reforma në drejtësi. Që kjo  reformë të japë frutet e veta do të duhet të vazhdojë me ngritjen e institucioneve, në mënyrë që frutet e saj të jenë afatgjata. I duhet dhënë edhe 4 vjet kohë PS për ta mbështetur.

E dyta sepse ka një program rindërtimi  dhe PS ka treguar se është shumë e zonja për ta çuar deri në fund sepse u pa edhe nga takimi i fondeve. Ka një veçori shumë të madhe fushata e këtij viti dhe bëhet në kushtet e Covid. Në kushte Covid në të gjitha vendet, fudshatat janë zhvendosur në rrjete sociale. Kjo është arsyeja pse PS ka themeluar organizimin e digjitalizimit. Të gjitha nivelet e partisë janë të organizuar anga grupe digjitale. Ne kemi të gjithë strukturën.Është një proces i  gjatë dhe i thellë. Nuk jemi  si partitë e tjera që nisen në fund të kapin nje votë, ne punojmë çdo ditë me strategji afatgjata dhe i kemi të gjitha punët gati për ta përballuar dhe këtë fushatë", shtoi Peza.

Duke komentuar votimet e anëtarësisë së PD  për kandidatët për deputetë, ai e ka quajtur këtë një proces qesharak, që do të sjellë armiq brenda partisë. Gjatë intervistës shtoi se procesi është banalizuar deri në atë pikë sikur po zgjedh kryepleqtë e fshatrave dhe kjo sipas tij është shumë e dëmshme.

"Nëse ka një gjë më qesharake se kjo  që po bën PD. Na vjen në favor. Pse? Po  flas shumë hapur si qytetar. Të përzgjedhësh 6000 mijë kandidatura për deputet do të thotë të zgjedhësh 3 kandidaturë në secilin prej 2 mijë fshatrave. Imagjino ta shndërrosh procesin e ta banalizosh deri në këtë pikë sikur po zgjedh kryepleqtë e fshatrave është më e dëmshme sesa thjesht për partinë.

Ke 5000 kandidatura që eleminohen armiq dhe kundërshtarë. kjo është e dëmshme . A ke gjet ndonjë shqiptarë të bëjë dikë më të mirë se veten, edhe sikur ajo të jetë anshtanj. Kandidati më i  dobët në Shqipëri që s'ka bërë dot asnjë fuksion tjetër politik. Kjo është në disfavor. Procesi u bë qesharak përveç dhunës në Kamëz, që tregon fytyrën e vëqrtetë të PD ka dhe problemin tjetër a ke dëgjuar të ftohet të votojë kundër. Ti mund të votosh pro, se kush të përfaqëson më mirë", shtoi ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shukriu: 12/10/2020 21:19

    Un i shkreti s’harrita 1mln€ ... mgjth rroft komandanti I legjonit te batalionit te aqif kapertonit ..! Saja do dali per nai qarje tjeter ??? Ahh qeveria me E flliqme dhe E degjeneruar E shqiperis jeni .

    Përgjigju
  • Akrepi: 12/10/2020 15:47

    Nese qeverisies sktuale i takon nje mandat i tret apo jo, eshte nje c'eshtie qe duhet diskutuar .Nese pozita ka permbushur te gjitha detyrat e saj , si ngritien e ekonomise shteterore dhe popullore , ngritien e nivelit teknik dhe teknologjik , forcimin e marrdhenieve me jasht , futien e vendit ne BE , sigurimin e jetes se popullit dhe ekonomise se saj , ngritien ne nje shkalle me te lart te bujqesise , blektorise , industrise se leht dhe ushqimore , turizmin dhe infrastrukturen , rruge , uje , drita ; nese keto jane realizuar ne nje perqindie te kenaqeshme , -pse jo - . Sipas zoteri Peza , qeverisies se tanishme i takon , pa tjeter nje mandat i tret . Por zoteria nukse e ka mbeshtetur deshiren , mbi faktet te realizimit te detyrave , te cilat per fat te keq , jan ne nivelin me te ulet . Kush nuk e shikon gjendien faktike te popullit , --nuk do ta shikoje -- . Deshira e z Peza per mandat te tret , vjen si rezultat , i interesave te tyj personale , jo si rezultat i perparimit te vendit . Pse te mos kerkoje mandat te tret z Peza , kur pushteti beri shurdhin dhe qorrin , per miliard e kusur lekesh , ne emer te z Peza . Edhe ndermarie ekonomike me qindera punetore e specialist , nuk mund te fiohen shuma kaq tq madha lekesh . Te te beje propagante nje punetor i ndershem , epo e mirpresim , por te kerkoje te te mashtroje nje vjedhes --i pa ndeshkuar -- . Eh po , Pike e zeze .

    Përgjigju
  • Tosi: 12/10/2020 15:40

    A e pate Nafijen ne interviste, ne delir te plote, sikur i kishin hequr trurin ne spital dhe jo bajamet. Thoshte do mar 100 deputete , po atehere perse ulerin Habib Burgiba sikur ka rene kolera mbi opoziten rrugore.

    Përgjigju
  • Ilo: 12/10/2020 15:14

    Foli nje milion dollareshi...! Hahahahaha

    Përgjigju
  • ceni: 12/10/2020 14:15

    haha me knaq ky Peza, njesh fare eshte. tani i lepin rames bythen se shpetoi nga burgu per ate 1 miklionshin e vjedhur. edhe carlo shume ka qene kenaq kur u hetua peza, po tani e fton ne studio.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?