Tritoli i gjetur ne banesë

Kronikë

Pezë Helmes/ 28 vjeçarit i gjejnë arsenal armësh e parcelë me kanabis, arrestohet (FOTO)

28 Shtator 2024, 13:28| Përditesimi: 28 Shtator 2024, 13:36

  • Share

Tirane- Një 28 vjeçar nga Pezë Helmës u arrestua pasi akuzohet se është autori I kultivimit të një parcele me kanabis të mbjellë në fshatin Shesh.

Ndërkohë në banesën e tij u gjetën një sasi armatimi.

Gjatë kontrollit të banesës policia gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale sasi lënde plasëse e dyshuar tritol me fitil përcjellës dhe kapsollë, 6 ndezës unifikues granatash, 1 kapsollë detonatore, 1 armë gjahu pa lejen e organeve kompetente, 2 qyta arme, 3 krëhëra automatiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë metalike.

Ndërkohë në parcel ishin mbjellur 48 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Ndaj shtetasit R. R. janë ngritur akuzat "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga nenet 278/4, 279, 280 dhe 284 të Kodit Penal.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. L., ndërlidhës me komunitetin në fshatin Shesh, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?