Programacion

E Hënë
12
Prill
E Martë
13
Prill
E Mërkurë
14
Prill
E Enjte
15
Prill
E Premte
16
Prill
E Shtunë
17
Prill
E Diel
18
Prill
E Hënë
19
Prill
E Martë
20
Prill
E Mërkurë
21
Prill
E Enjte
22
Prill
E Premte
23
Prill
E Shtunë
24
Prill
E Diel
25
Prill

Kreshnik Spahiu

Aktualitet

‘Kontrollorët shqiptar të pakënaqur që rroga 4000 euro iu shkurtua disa muaj në 2400 euro’- Kreshnik Spahiu: Ja çfarë ndodhi në vendet e tjera nga kriza e COVID

7 Prill, 23:07| Përditesimi: 7 Prill, 23:13

Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar në lidhje me pezullimin e fluturimeve në Rinas për shkak se kontrollorët ndaluan punën duke shpallur paaftësi, me arsyetimin se janë të stresuar si pasojë e shkurtimit të pagave.

Me një shënim në Facebook, Spahiu sjellë disa raste nga vende të ndryshme të botës, ku kompanitë ajrore u detyruan të shkurtonin personel, apo edhe u mbyllën, si pasojë e krizës që solli pandemia e COVID.

 E ndërsa kontrollorët shqiptarë janë të pakënaqur që rroga 4000 euro, ju shkurtua disa muaj në 2400 euro.

“Lufthana ka nxjerrë 60% personelit pa punë, Alitalia ka shkarkuar 30% personelit, në Berlin u mbyllën 2 aeroporte: Tegel dhe Schönefeld. 100% e kontrolleve gjerman dolën papunë.British-Airëay ka shkurtuar 28% punonjësit.Afro 20 kompani fluturimi kanë shpall falimentin.Zyrtarisht fluturimet në 2021 janë ulur 50% për shkak të Pandemisë.Kontrollorët shqiptar janë të pakënaqur që rroga 4000 euro, ju shkurtua disa muaj në 2400 euro”, shkruan Spahiu.

Paraditen e sotme kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. Kjo ka bërë që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet  në Aeroportin e Rinasit. Ulja e pagave nga 4500 dollarë në 2400 dollarë të kontrollorëve të trafikut ajror ka ndodhur si pasojë e rënies së fluturimeve në aeroportin e Rinasit për shkak të pandemisë që ka sjellë pezullimin e tyre në të gjithë botën. Nga prilli 2020 paga e tyre ka pësuar ulje pasi vetë trafiku ajror ka rënë me -57 % ose thënë ndryshe aeroporti i Rinasit gjatë viti 2020 ka punuar me 43 % të trafikut ajror krahasuar me 2019.

J.SH./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pajdhaqe: 08/04/2021 00:57

    Keto lojra i bejne të gjithë bashke ?! A keni ndonje shok që po mbaron universitet për pilot avioni për kontrollor , për aviacion ne Shqipëri? Nuk kemi sepse politika e “pjerdhi” aviacionin nga 91’ deri sot gradualisht! Na rrofte pordha !!!

    Përgjigju
  • Sokrat: 08/04/2021 00:03

    O ti shoku Spahiu. Thuaje lajmin e plote. Kto punonjes qe u shkarkuan ne aroportet e gjermanis e vende te tjera me pas moren sigurime papunesie deri ne 90% te rroges per muaj me rradh

    Përgjigju
  • Gjini: 07/04/2021 23:26

    Organizator i ketij puçi eshte Ilir Meta ! Ideator Salia ,drejtesia duhet te nderhyje per ti ven para ligjit !

    Përgjigju
  • hana: 07/04/2021 23:25

    neo sala foli drejt si drapri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër anulimit të moratoriumit të gjuetisë premtuar nga Lulzim Basha?