Pezullimi i 11 punëtorëve të Kadastrës në Lezhë, Report Tv siguron vendimin: Gjykata kishte refuzuar që prona të konfiskohet dhe t'i kalojë shtetit

28 Janar, 11:01| Përditesimi: 28 Janar, 11:18

  • Share

Sipërfaqja e tokës së tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, për të cilën u dënuan me burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-zyrtar të tjerë lokal nuk i është kthyer shtetit siç pretendon organi i akuzës, i cili pezulloi nga detyra 11 punonjës të Kadastrës së Lezhës, për mos zbatim të vendimit të gjykatës.

Gjykata e Lezhës e kishte rrëzuar kërkesën e prokurorisë që kjo pronë me sipërfaqe 234 548 katror të konfiskohet dhe kalimin e tyre në favor të shtetit, pasi gjatë gjykimit të kësaj çështje në themel organi i akuzës nuk e kishte kërkuar diçka të tillë.

Report Tv ka siguruar vendimin për këtë çështje, ku thuhet se këto pasuri nuk ishin sekuestruar në cilësinë e provës materiale, por ndaj tyre ishte vendosur sekuestro preventive si masë sigurimi pasuror, e për rrjedhoje ato nuk mund të trajtohen sipas regjimit juridik sepse nuk kanë qenë të tilla gjatë gjykimit, por si masa sigurimi.

Në zbatim të këtij vendimi Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Lezhë i ka kërkuar prokurorisë që vendimi të plotësohej duke bere të mundur identifikimin e pasurive nga gjykata duke i relatuar hollësisht se këto pasuri kishin pësuar transaksione me akte noteriale te ligjshme përpara noterit, për të cilat gjykata nuk ishte shprehur në vendim.

Në përfundim të gjykimit të themelit për këtë çështje, krahas dënimit te disa personave ka deklaruar te falsifikuara dhe ka kërkuar asgjësimin e dokumentacionit qe janë përdorur për tu regjistruar këto pasuri nga zyrtaret e dënuar, por jo kthimin e kësaj pasurie në pronë shtetërore, siç pretendon prokurori Erjon Shehaj i cili ka nisur hetimet për punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, duke pezulluar nga detyra 11 punonjës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ILD HAP SYTE: 29/01/2024 14:50

    Eshte nje turp i vertete qe Erjon Shehaj te jete prokuror ne rradhe te pare. Pervec nje njeri i paafte, eshte nje zyrtar i korruptuar ne kuptimin e paster te fjales korrupsion. Mjafton qe e nderuara ILD ndonjehere kur ti bie rruga, mundesia dhe halli ti bej ndonje inspektim edhe ketyre capaculave qe i ngrohin shpatullat dhe xhepat anetareve te ILD. Dhe si nje instirucion ‘serioz ‘ ne ‘displininimin’ emagjistrateve, merret me ndonje hallexhi qe ka vonuar ndonje vendim. Pa folur pastaj per KAPS apo SPAK qe disa here e shpeton nga hetimi kete prokuror qe ndoshta do jete ne podiumin e korrupsioni, amullise dhe paaftesise. Fat ne jete

    Përgjigju
  • Iris: 29/01/2024 00:45

    Pra punonjesit e Kadastres e paskan pesuar kot! Faji e shkaku kane ngecur diku midis nje prokurorie te paafte dhe nje gjykate me vendime e veprime akoma me te dyshimta!

    Përgjigju
  • Ell: 28/01/2024 18:52

    Erjon Shehaj eshte prokurori me i korruptuar ne rrethin e Lezhes (konkurent i denje i nje kollozi tjeter korrupsioni, Sabri Kastrati). Se si keta dy figura hajdutlliku vazhdojne pune te pashqetesuar ne sistemin tone te reformuar tashme te drejtesise , nje zot e di os eme mire nje ILD po aq e korruptuar dhe nje KPK akoma e korruptuar e di. Keta te dy me dy sekseseret oficer Alfred Gjoka dhe Edison Dullaj, jane pasqyrimi i nje organizate te korruptuar ne palce.

    Përgjigju
    • Desireee: 29/01/2024 14:54

      Spo paguajne gja fare per cfare kane ba e me ato pasuri qe fshehin. Ky oficeri Alfred Gjoka del e vendos gjoba neper Lezhe, dhe asgja si hyn ne kemb. Mjafton te hetoj spaku me cfare lekesh e bleu ne Kune Shengjin apartamentin te Gjon Marku ( firma ndertimit Tanushaj) apo per dosjet qe i pushoj dhe po i pushon me leje ndertimi te falsifikuar me firmen e vete drejtuesit te prokurorise Lezhe Erjon Shehaj

    • anna: 29/01/2024 09:37

      Shume e vertete maskaradheqet dhe korrupsionin e ketyre po e vuajme veq zoti ja qofte ne koke Erion Shehaj dhe sekserit Alfred Gjoka krimineli.

  • Astriti: 28/01/2024 11:17

    Erjon Shehaj eshte miku i ngushte i Ervis Martinaj dhe Arben Ndokaj. Ben loje per klanin e Arben Ndokaj, Arjan Tukut dhe shoke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?