Politikë

Pezullimi i dekretit të Begajt, Karaj: Vendim i drejtë, por Tirana ka nevojë për kryetar (VIDEO)

10 Tetor, 18:26| Përditesimi: 10 Tetor, 19:02

  • Share

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë më 9 nëntor, për avokatin Romeo Karaj ishte produkt edhe i presionit të juristëve me interpretimet e tyre në studiot televizive.

“Kurrë nuk kam pasur qëllim të favorizoj një forcë politike dhe jam munduar, ose të them të vërtetën, ose të mbyll gojën. Mendoj se të gjitha komentet që u thanë për ne që guxuam të parashikojmë, edhe pse ishte e thjeshtë, në dëm tonin, mund të kenë ndikuar që edhe gjyqtarët ta shohin mirë me syrin tonë”,- tha Karaj.

Avokati tha se vendimi i Partisë Socialiste për të vazhduar fushatën në Tiranë është një metodë për të zbehur lajmin e pezullimit të dekretit të Begajt.

“Unë nuk besoj që më datën 9 nëntor do të kemi zgjedhje në Tiranë. Deklaratat e PS janë për amortizuar këtë pezullim të pjeshëm të dekretit, pasi vendi nuk është vakant ligjërisht. Unë në këtë moment them që do të dëshiroja ta quaja të ligjshëm dhe të drejtë, por Tirana ka nevojë për një kryetar bashkie”,- tha Karaj.

Ish kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, e quajti të pandershme deklaratën e Flor Binajt, i cili tha se nuk do të zhvillojë në Tiranë një fushatë me Sali Berishën në krah.

“Nuk besoj që është e ndershme në raport me PD, aty se ka militantë dhe kanë kontribuar ndër vite, janë qëndrestar, themelues, po. Unë besoj që duhet respektuar çdo lloj sentimenti i atyre njerëzve. Elektorati i djathtë është elektorat kapriçoz, që në rast se nuk i krijon komoditetin, mund ta penalizojë me votë kandidatin. Mendoj që duhet të ketë kujdes në raport me njerëzit. Edhe elektorati gri nuk ta jep votën kur nuk respekton njerëzit që të mbështesin”,- tha Kalaja.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?