Kosova & Rajoni

Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA, Berisha: Goditja më e rëndë ndaj Kosovës, Kurtin ta largojmë me votë! Halimi: Të ngrihemi në protestë (VIDEO)

13 Shtator, 12:20| Përditesimi: 13 Shtator, 13:23

  • Share

Vendimi i SHBA-ve për të pezulluar pa afat dialogun strategjik me Kosovën, aleatin më të madh të vendit, ka shkaktuar reagime të ashpra. Hisen Berisha, ish-deputet i PDK-së, gjatë një intervistë për Report TV, e cilësoi këtë vendim të SHBA-ve si goditjen më të madhe që ka pësuar vendi.

Sipas tij, me Albin Kurtin në krye, dhe veprimet e tij që bien ndesh me amerikanët, Kosova rrezikon të humbë identitetin e saj kombëtar. Berisha u shpreh që edhe më herët ka paralajmëruar se një situatë e tillë do të ndodhte pas rrëzimit të Kurtit nga qeveria pas 51 ditësh në pushtet në vitin 2020 dhe më pas rikthimin e tij një vit më pas. Bëri thirrje për mobilizim shoqëror dhe largimin nga pushteti me votë.

“Goditja më e rëndë që i është bërë Kosovës pas 26 vitesh liri, e ka nxjerrë vendin në një udhëkryq fatal.  Duhet ta ribëjmë këtë ripërcaktim se a do të mbetemi të lidhur ngushtë me SHBA e BE, dhe për të mbrojtur identitetin tonë apo për të përfunduar nën kthetrat e Serbisë, interesave gjeostrategjike ruse në rajon dhe të mbetemi një territor pa identitet, të nëpërmëbur. Paralajmërimet e mia kanë qenë të vazhdueshme që nga viti 2021. Në 2020, ishte paralajmërimi i parë, ku për 52 ditë u shkarkua për shkak të cenimit të objektivave gjeostrategjike amerikane në rajon. Fitorja e 2021 është indikative, edhe në aspektin e sponsorizimit dhe agjendave politike me të cilat kanë ardhur. Kjo çfarë ndodhi nuk ka qenë befasi, por s’e kam menduar se mund të jenë aq të kapur sa të rrëzojnë dhe vetë ekzistencën e shtetit të Kosovës. Marrëveshjet e vitit 2023, e shkurtit në Bruksel dhe marsit në Ohër, kanë qenë paralajmërimi që kam bërë në Kuvend me u përsërit sindromi i Afganistanit. Rrezikimi i identitetit të shtetit tonë, siç u bë me këtë vendim të SHBA, dmth se tensionet dhe paqëndrueshmëritë duke pamundësuar bashkëpunimin produktiv me SHBA me prioritete, që domethënë se është ndeshur me gjeostrategjinë amerikane, se Kosova se është pjesë e kësaj gjeostrategjie dhe ai që e pengon këtë do të ketë përballje me SHBA. Unë kam shpresë se SHBA do të nëshkojë këtë qeveri dhe të mos e pësojë tërë populli dhe shteti i Kosovës”, theksoi Berisha.

Ndërsa analisti, Jeton Halimi deklaroi se vendimi i SHBA është një shuplakë e madhe dhe mesazhin për popullin e Kosovës, por edhe të gjitha partitë politike që të mos bëjnë veprime kundër shtetit. Ai bëri thirrje për protestë, që siç tha ai, për t'i bërë me dije Kurtit se nuk mund ta mbajë peng vendin. 

“Kjo nuk erdhi rastësisht dhe SHBA e di se çfarë kontributi i jep Kosovës. Unë besoj se kjo shuplakë e madhe është mesazh për popullin e Kosovës dhe gjithë liderët e partive politike, edhe opozitën, që të mos bëjnë kalkulime politike në dëm të shtetit të themeluar me mund e gjak. Shpresoj të vijë një protestë e madhe javën e ardhshme. Të bllokohet kryeqendra e Kosovës dhe t'ja bëjmë me dije Albin Kurtit se nuk guxon me kap shtetin peng dhe të luash me gjakun e dëshmorëve dhe ata që kanë sakrifikuar jetën për lirinë e Kosovës", u shpreh Halimi. 


Sipas Berishës, Lëvizja Vetëvendosje është “armiku” i vendit, ndërsa i cilësoi si radikalë.

“Nëse kemi mungesë të një mobilizimi të përgjithshëm të popullit, ne na duhet kujdesi i SHBA për të ruajtur identitetin tonë kombëtar, territorial, politik e shtetëror. Ka një standart në të drejtën ndërkombëtare, që i jep të drejtën faktorit kombëtar për të mbrojtur një shtet, kur ata nuk kanë fuqi ta bëjnë vetë. Këta janë radikalët e Kosovës, por të spektrit të majtë, që prodhojnë diktatura dhe autokratë. Në Serbi kanë pasur Sheshelin. Ai ishte i djathtë, por amerikanët e kanë shkatërruar duke mos lejuar  koalicion me asnjë parti tjetër. Kjo duhet të aplikohet edhe në Kosovë. Rreziku që na kanos neve është sindromi i Afganistanit. Një popull mosmirënjohës ndaj një aleati të tillë nuk kupton ndryshe pa veprime të tilla radikale. Ne kemi një Serbi që rri në gatishmëri. Këto lëvizje janë të rrezikshme.", shtoi Berisha. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kosovari: 13/09/2025 16:35

    O Hiqeni ate bq Rus pro Serb. Ai duket ne koke qe ska lidhje me Mireqenien e kombit. Erdhi si Populist e asht tu e tregu veten si Soiun e Agent Serb. Si guco ky qe gjoja boni Burg e fawet kuq si molla ne Burg e doli mori dhe pushtetin. Po kush i ha kto gjepura mor. Po si dilke kundra Amerikes o nanqim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?