Zëvendëskryeministri Erion Braçe

Kronikë

Pezullimi i fluturimeve në Rinas, Braçe: Politikë e pastër e Sali Berishës dhe Ilir Metës

7 Prill 2021, 22:33| Përditesimi: 7 Prill 2021, 22:35

  • Share

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas pezullimit të fluturimeve në Rinas, pasi kontrollorët ndaluan punën duke shpallur paaftësi, me arsyetimin se ishin të stresuar nga ulja e pagës.

Me një shënim në Facebook, Braçe thotë se e gjithë situata e krijuar është “politikë e pastër” dhe se pas saj qëndrojnë Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Është kriminale! Çnjerëzore! Është politikë e pastër dhe e një dysheje që po e dhunon këtë vend, Sali Berishës e Ilir Metës! Një pyetje kam për çdokënd në këtë vend: këtë doni? Do e lini veten, jetën tuaj në dore të dy politikanëve që për pesë leke më shume rrezikojnë jetën tuaj?”, thotë Braçe.

Në lidhje me kontrollorët, Braçe thotë se nuk është më çështje parash, por besimi dhe se atyre nuk mund t’u besohet më siguria kombëtare.

“Llasticat pengmarrësë të Rinasit!

A i besohet më këtyre njerëzve? A i besohet më siguria kombëtare këtyre njerëzve? A i besohet me siguria e jetës se gjithkujt këtyre njerëzve? Kurrë më! Për asnjë rroge! Për asnjë rritje rroge! Këta njerëz kane humbur besimin e gjithkujt, çdonjërit; Siguria kombëtare dhe siguria e jetës nuk i besohet me këtyre njerëzve. Pra, nuk është më çështje parash, është pastër çështje besimi! Imagjinoni te jeni ne ajër dhe disa prej këtyre të thonë: rrini aty ne ajër sa te marre unë ca leke; ose kthehu pas sa të marr unë ca leke! Këtu vdes besimi tek ta! Dhjetëra njerëz sot mbeten andej dhe këtej kufiri, te sëmurë, ne situate kurimi, ne situate planifikimi ndërhyrjesh kirurgjikale, por edhe me keq, i shuar e ne arkëmort ne udhëtimin e fundit për ne ketë vend. Është kriminale! Çnjerëzore! Është politike e pastër dhe e një dysheje qe po e dhunon këtë vend, Sali Berishës e Ilir Metës! Një pyetje kam për çdokënd ne këtë vend: këtë doni? Do e lini veten, jetën tuaj ne dore te dy politikane që për pese leke me shume rrezikojmë jetën tuaj?”, thotë Braçe.

Ditën e sotme kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. Kjo ka bërë që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet  në Aeroportin e Rinasit.

Kjo është cilësuar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku si një grusht shteti që ka prapavijë politike dhe se është i nxitur nga Sali Berisha. Në një intervistë për Report TV ajo tha se organizatorët janë  kallëzuar në prokurori dhe se qeveria ka një plan për rifillimin e fluturimeve shumë shpejt.

Në lidhje me çështjen e presidenti Ilir Meta tha se kontrollorët duhet të nisin punën dhe të mos e ndërpresin atë, ndërsa u bëri thirrje qeverisë, institucioneve dhe ambasadorëve në vendin tonë që të uleshin në dialog për të zgjidhur këto tensione që sipas tij janë artificiale të krijuara nga arroganca e qeverisë.

Ulja e pagave nga 4500 dollarë në 2400 dollarë të kontrollorëve të trafikut ajror ka ndodhur si pasojë e rënies së fluturimeve në aeroportin e Rinasit  për shkak të pandemisë që ka sjellë pezullimin e tyre në të gjithë botën. Nga prilli 2020 paga e tyre ka pësuar ulje pasi vetë trafiku ajror ka rënë me -57 % ose thënë ndryshe aeroporti i Rinasit gjatë viti 2020 ka punuar me 43 % të trafikut ajror krahasuar me 2019.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?