Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pezullimin e fondeve IPARD II për bujqësinë nga KE. Për Bashën, ku pezullim tregon se si kjo qeveri nuk ndalet se abuzuari as me fondet e BE. Ai i bën thirrje SPAK që të hetojë këto skemat korruptive, ndërsa thekson edhe njëherë propozimin e tij që të gjithë politikanët duhet t’i nënshtrohen vetting-ut, hetimit të pasurive të tyre dhe familjarëve të tyre si dhe marrëdhënieve me persona të botës së krimit.
“Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve! Ky duhet të jetë hapi i dytë i domosdoshëm pas hetimit dhe dënimit të personi që ka abuzuat me fondet publike. Është e domosdoshme të kryhet hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare dhe i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë tek kryeministri.
Pezullimi i granteve për bujqësinë të programit IPARD nga ana e Komisionit Europian tregon se si kjo qeveri nuk ndalet se abuzuari as me fondet e BE. SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë skemat korruptive. E zhytur në skandale korruptive kjo mazhorancë arrin deri në dhunimin e parlamentarizmit vetëm për të kontrolluar edhe Akademin e Shkencave.
Të gjithë politikanët duhet t’i nënshtohen vetting-ut, hetimit të pasurive të tyre dhe familjarëve të tyre si dhe marrëdhënieve me persona të botës së krimit. Shqipëria e ka jetike ndryshimin dhe këtu nuk bëhet fjalë për ndryshim karrigesh, por ndryshimin e sistemit dhe rritjen e kontrollit dhe llogaridhënies. Krahas mbështetjes për SPAK, për të hetuar deri në fund aferën korruptive të Inceneratorëve, ku është zhytur e gjithë qeveria dhe aferave të tjera që janë nën hetim - duhet të rrisim fuqinë e qytetarëve në vendimmarrje dhe të Parlamentit në kontrollin e qeverisë.
Për këtë arsye:
Duhet të ndryshojmë formulimin e Mocionit të besimit dhe atë të mosbesimit;
Numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti;
Heqjen e kontrollit politik ndaj punonjësve të administratës, duke u dhënë atyre siguri në punë;
Zgjedhjen e drejpërdrejt të Presidentit nga populli, si mbartës dhe balancues i pushteve.
Aleanca Qytetare për Demokracinë do të formësojë një mazhorancë reformuese duke nisur me:
Listat e hapura;
Vetting-un në politikë;
Kufizimin e mandateve;
Votën e diasporës.
Ne duhet të bëjmë gjithçka që t’u japim forcë dhe pushtet qytetarëve që ata të vendosin për të ardhmen e tyre, duke u kthyer atyre besimin te vota dhe politika", shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
BE pezullon fondet për bujqësinë në Shqipëri, zyra evropiane nis hetimet për financimet për IPARD II! Reagon Ministria e Bujqësisë
SI.E./ReportTv.al