TIRANE — Teksa ka humbur dy betejat gjyqësore me gjyqtarin e Apelit Tiranë njëherësh anëtarin e KLD-së, Gjin Gjoni, prokuroria nuk heq dorë nga kërkesa për pezullimin e tij nga detyra. Mësohet se prokuroria e Apelit në Durrës, është duke përgatitur rekursin për ta dorëzuar atë në Gjykatën e Lartë.
Rekursi ende nuk është përpiluar për shkak se gjykata e Apelit në Durrës, s’ka zbardhur vendimin ku rrëzonte kërkesën e prokurorisë së Elbasanit për pezullimin e Gjin Gjonit. Mësohet se e njëjta praktikë do të kryhet edhe me rastin e gjyqtarit të Administratives në Vlorë, Ken Dhima dhe gjyqtaren e Tiranës Klorinda Çela.
Të dy këta të fundit janë burrë e grua dhe se për të dy gjykata e Apelit Durrës, ka refuzuar pezullimin nga detyra e gjyqtarit. Ndaj Gjin Gjonit, Ken Dhimës dhe Klorinda Çelës, prokuroria Durrës dhe Elbasan ka nisur hetimet për akuzën e fshehjes së pasurisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)