Avokati Gentian Romano ka qenë i ftuar në studion e ‘Sot, Live në Shqipëri’ nën drejtimin e Nertil Agalliut, për të analizuar pezullimin e dekretit të presidentit Begaj nga Gjykata Kushtetuese.
Romano është shprehur se vendimi i pezullimit është si pasojë e moszbatimit të ligjit. Bajram Begaj nuk duhet të kishte dekretuar zgjedhjet, thotë avokati, por duhet t’i ishte drejtuar për informacion Gjykatës Kushtetuese. Ndër të tjera ai tha se nuk mundet presidenti të bëjë interpretim të Kushtetueses si të ishte një gjykatë.
“Dekreti i presidentit u ezaurua me vendimin e djeshëm Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë shkaqet për shfuqizim si të papajtueshme me Kushtetutën të vendimit të Këshillit të Ministrave për pranimin e propozimit të KB për shkarkimin e Veliajt.
Vendimi i djeshëm është marrë si pajojë i moszbatimit, apo dekretit nga presidenti të datës së zgjedhjeve të cilat duhej të për Tiranën, nuk duhej të ishin dekretuar nga presidenti në kushtet që ishte dijenia për një kërkesë të paraqitur nga Veliaj pranë GJK. Presidenti duhek t’i drejtohej GJK për informacion dhe më pas duhej të mos shpallte dekretin e tij. Kjo vendimmarrje është e gabuar sepse presidenti nuk mundet dot të bëjë interpretim të Kushtetutës si një gjykatë”, tha avokati.
Gjatë transmetimit live, presidenca i është përgjigjur interesimit të Report Tv, lidhur me qëndrimin e presidentit pas pezullimit të dekretimit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Në përgjigje thuhej: Nuk jam bërë pishman për dekretin. Respektoj vendimin e Gjykatës.
Avokati vijoj më tej të thotë se kjo është pasojë e veprimit të presidentit Begaj. Tashmë për të marrë vesh nëse do të kemi zgjedhje në Tiranë është në dorën e Gjykatës Kushtetuese për të lënë në detyrë Erion Veliajn apo për të legjitimuar shkarkimin e tij.
“Në këtë moment ai nuk ka se çfarë të bëjë. Ata janë t detyruar t’i binden këtij vendimi në kuadër që nuk do të ketë zgjedhje për aq kohë sa kemi një vendi pezullues nga Gjykata Kushtetuese.
Presidenti e ka sjellë pasojën. Kjo pasojë u pezulluar nga Gjykata Kushtetuese që vendosi mbi pezullimin e dekretit të presidentit. Aq KQZ nuk organizon dot zgjedhjet në Tiranës.
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojnë shkaqet e paraqitura në ankim ose në kërkesën e Veliajt, Gjykata Kushtetuese nuk vendos që a do të ketë zgjedhje apo jo. Gjykata Kushtetuese vendos nëse shkarkimi i Veliajt është i rregullt ose jo”, tha avokati.
Komente
