TIRANË- Hetimet e SHÇBA për klandestinët kanë zbuluar shkeljet në radhët e vetë uniformat blu, për pasojë, si rezultat i një operacioni të kryer mbrëmjen e kësaj të mërkure, janë arrestuar 4 efektivë policie në Tiranë, si edhe 6 të tjerë të pezulluar në Korçë, mes tyre edhe shefi i Komisariatit, Krenar Gjokutaj e shefi i qarkullimit, Kelmend Pikuli.
Report Tv ka mësuar se janë lënë në 'arrest në burg' Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, pasi nga përgjimet kanë rezultuar se kanë lejuar disa lokale që të qëndrojnë të hapura përtej orës policore, ndërkohë që është lënë në arrest shtëpie, Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë..
Ndërkohë, në Korçë, 'toleranca' e shefit të Komisariatit, Krenar Gjokutaj i ka rrezikuar vendin e punës. Report Tv mëson se ai është pezulluar nga detyra për "Pezullim të ushtrimit te një detyre a shërbimi publik", e më konkretisht ai ka lejuar që të qarkullojë me makinë një përfaqësues të komunitetit fetar që të lëvizë përtej orës policore dhe nuk i ka verifikuar lejen dixhitale.
Nga ana tjetër, është pezulluar nga detyra edhe shefi i qarkullimit, Kelmend Pikuli, për motive ende të paqarta. Gjithashtu, janë pezulluar edhe Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë, agjentëtë verifikues pranë Sektorit Qarkullimit, Genci Hysi, Clirim Akrobati dhe Kamber Kllogjeri. Referuar njoftimit zyrtar, ndaj efektivëve të pezulluar është caktuar edhe masa "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Njoftimi i plotë
Në funksion të proçedimit penal 4261 viti 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendim Nr.1822, datë 19.10.2021, ka vendosur;
1. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
2. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
3. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
4. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
5. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
6. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
7. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
8. Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Te arrestohet ARDIAN CIPA njeriu i afert i ish Ministrit SAJMIR TAHIRI edhe njeriu i afert i Ministrit te sotem BLEDI CUCI. Nje nga njerezit me te korruptuar ne sistemin e policis se shtetit. Arrestoni peshkaqenin e jo cironkat se ata urdherat i mernin nga zotnia ARDIAN CIPA.
PërgjigjuNuk ka asnje shanc patrulla si jane keta rrugacet me makina dhe motora te lejonin lokalet hapur pa lejen e shefave dhe pa ju cuar atyre pjesen e parave. Jo se me vjen keq per keta por se Spaku po merret me cironka. Keni ish shefa kufiri ne qe jane strukur ne drejtorine e tiranes dhe ate tr pergjithshme te perfshire ne veprimtari kriminale te mirefillte nen mbrojtjen e isj ministrit Tahiri, shikoni cfare eshte berr psh ne komidsriatin e rinasit ate periudhe. U arestuan kontrolloret dhe shefi nga tepelena nuk u prek. Aty e keni ne drejori te fshehur dhe ne pritje te ndonje emerimi te ri. Ricikluat gjoja duke bere rokade te njejtet te inkriminuar, arestoni ciromkat dhe ndriti puna e drejtorit te ri. Show dhe e njejta situate inkriminimi ne policine e shtetit. Largoni klanin tepelena te ish ministrit trafikant Tahiri qe kane leshuar metastazat e tyre te ndyra ne kete stukture.
PërgjigjuKto dun rrjep për së gjalli. E mushën venin fulllll me maroken,sirian e lloj lloj rracash. Kta morën paret por pasojat ishin e jan të mdhoja. Nuk lan femër pa vjedh e pa ngacmu kto halet e afrikës e kjo në bashkpunim me policin e kufinit apo komisariateve në qytetet kufitare. Kurr mos i hongshi ato lek
PërgjigjuRraca jote shqipkare ka marrë lekët për t'i sjellë o gabel m
Shqiptaret nuk ngacmojne hic ne fakt, ah po ke te drejte se djemte shqiptare i vrasin te dashurat.. Edhe jashte na Kane nderu me lloj lloj maskaralliqesh
Me keqardhje, shume nga policia si kto jane, Marrin lek dhe merren me cdo trafik te mundshem, Shikoni jeten qe bejne.. me 700Mije lek sbehet! Nuk jeton njeri pa bere dicka " part time"
Përgjigju