Bota

Pezullohen tarifat, SHBA-ja dhe Meksika arrijnë marrëveshjen e nënshkruar

8 Qershor 2019, 03:11| Përditesimi: 8 Qershor 2019, 03:15

  • Share

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se është arritur një marrëveshje me Meksikën për të frenuar rrjedhën e emigrantëve në SHBA. Tarifat ndëshkuese për mallrat meksikane që duhej të hynin në fuqi të hënën janë pezulluar.

"Unë jam i kënaqur t'ju informoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një marrëveshje të nënshkruar me Meksikën", tha Trump.

Ai tha se marrëveshja do të " zvogëlojë ose do të eliminojë imigracionin ilegal që vjen nga Meksika në Shtetet e Bashkuara", pa dhënë shumë detaje.

Një delegacion meksikan i rangut të lartë mbërriti në SHBA të mërkurën për të arritur një marrëveshje pasi Trump-i kërcënonte të vendoste tarifa për të gjitha mallrat meksikane, duke filluar nga 5 përqind.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?