Ndeshja e La Ligas mes Granada dhe Athletic Bilbao është pezulluar zyrtarisht për shkak të vdekjes së një shikuesi të pranishëm në tribunat e "Los Carmenes".
“Liga dhe të dy klubet kanë rënë dakord të pezullojnë ndeshjen për shkak të vdekjes së tifozit në Los Cármenes”, thuhet në shënimin e dërguar në lidhje me këtë nga vetë klubi i Bilbaos.
Portieri i skuadrës së Bilbaos, Unai Simon njoftoi gjyqtarin Ortiz Arias për një incident të ndodhur në tribuna rreth minutës së 13-të të ndeshjes. Incidenti, që siç u raportua më vonë konsistoi në arrest kardiorespirator të një spektatori. Për fat të keq edhe me ndihmën e mjekëve të dy skuadrave, sportdashësi s'ia doli të mbijetojë.
Lajmi kryesor:
Myrto Uzuni në fushë, pezullohet ndeshja kundër Bilbaos në La Liga! Tifozi ndërron jetë në tribunë
S.Dh/ReportTv.al