Foto ilustruese

Pezullohet fasoneria dhe gjobiten me 100 mijë lekë 2 biznese për mosrespektimin e masave anti-covid

25 Qershor 2020, 17:35| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 17:37

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1716 inspektime në subjekte nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, ku është pezulluar aktiviteti në një fasoneri dhe janë gjobitur dy biznese.

Është gjobitur me 100 000 lekë një bar-kafe dhe market. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet: Berat, Durrës, Korçë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit social, higjienës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu u kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?