I dyshuari kryesor në sulmin ndaj 'Charlie Hebdo' në 2015 në Francë ka rezultuar pozitiv për Covid-19 dhe gjykimi i tij është pezulluar, raporton BBC.
Ali Reza Polat akuzohet se ka ndihmuar sulmuesit që vranë 12 persona në revistën satirike katër vjet më parë.
Kryetari i trupit gjykues thotë se 10 bashkëpunëtorët e akuzuar duhet të testohen për Covid para se të fillojë gjyqi.
Ali Reza Polat, 35 vjeç, pasi ishte sëmurë u vizitua nga një mjek, duke bërë që gjykatësi të pezullojë seancën për disa ditë.
Katërmbëdhjetë persona në total janë në gjyq për sulmin ndaj revistës, si dhe sulmet në një supermarket ku mbeten të vdekur gjithsej 17 persona.