Gjyqtarët Veronica Di Tommaso, Maximiliano Savarino dhe Julieta Makintach (djathtas)

Sport

Pezullohet gjyqi për vdekjen e Maradonës, nis hetimi për një prej gjyqtareve

22 Maj, 15:47| Përditesimi: 22 Maj, 15:51

  • Share

ARGJENTINË - Gjyqi për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, është pezulluar përkohësisht në Buenos Aires, mes tensioneve të larta dhe zhvillimeve të papritura.

Shkak për pezullimin është bërë nisja e një hetimi ndaj gjyqtares Julieta Makintach, e cila dyshohet se ka lejuar prodhimin e një dokumentari gjatë seancave dëgjimore të gjyqit.

Mjekët dhe infermierët e akuzuar për neglizhencë mjekësore dhe “vrasje” janë ulur në bankën e të akuzuarve, por procesi është ndërprerë pas kërkesës së prokurorit Patricio Ferrari, i cili argumentoi se situata e krijuar “kompromenton imazhin e gjyqësorit”.

Prokurori ka kërkuar shtyrjen e procesit deri më 27 maj, në mënyrë që të zbardhet plotësisht roli i gjyqtares Makintach, një prej tre anëtarëve të trupës gjykuese, e cila akuzohet se kishte autorizuar një kamera të xhironte në sallën e gjyqit për realizimin e një dokumentari. Ajo vetë ka mohuar çdo shkelje, por prania e pajisjeve filmike është konfirmuar nga një zyrtar gjykate.

Edhe avokatët e familjes së Maradonës i janë bashkuar kërkesës për pezullim. Fernando Burlando, avokati i dy vajzave të ish-futbollistit, deklaroi se kjo ndërprerje do të ndihmojë në garantimin e “qetësisë, plotësisë dhe vazhdimësisë së procesit gjyqësor”.

Procesi ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Argjentinë dhe më gjerë, teksa pritet të rifillojë në fund të muajit maj, nëse hetimet nuk zgjaten më tej.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?