Sociale

Moti i keq/ Pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas! Rinisin nesër

14 Mars, 09:59| Përditesimi: 14 Mars, 12:32

  • Share

Si pasojë e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, lundrimi i trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas është pezulluar.

Anulimi vjen pasi dallgëzimi në det të hapur është 7-8 ballë, ndërsa afër bregdetit është 5 ballë. Sipas njoftimit zyrtar nga Kapitenaria e Portit Durrës bëhet me dije se udhëtimet do të rinisin të shtunën (15 mars).

Ndërkohë trageti Af Mia i linjës Ancona-Durrës-Ancona, do të operojë normalisht.

“Si pasojë e kushteve meteorologjike në Adriatikun Jugor, era nga drejtimi Jug forca 8 Boufort, tragetet e linjes Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë pezulluar lundrimet në nisje sot datë 14.03.2024, janë njoftuar pasagjerët që kishin planifikuar udhëtim sot! Trageti Af Mia i linjës Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe niset sipas grafikut! Lundrimet në linjën Durrës-Bari-Durrës do të rifillojnë sipas grafikut ne datën 15.03.2025" tha në një njoftim zyrtar Kapiteneria e Portit Durrës.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?