Sociale

Pezullohet ndërtimi i "Bypass"- it Shkodër, Voltana Ademi: Preket identiteti arkitekturor i hyrjes së qytetit

30 Shtator 2021, 17:46| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 17:56

  • Share

Janë pezulluar punimet në lotin e dytë të Bypasit të qytetit të Shkodrës. Edhe pse u ndërhy menjëherë nga institucionet në mënyrë që fadromat mos të ishin më prezente, qytetarët shkodran shprehen kundër prishjes së pedonales së Molos, një nga vendet më kryesore, rekreative të qytetit të Shkodrës. Jo vetëm për nga historia, por edhe shëtitorja frekuentohet çdo ditë nga shkodranët.

Ka qenë ndërhyrja e autoriteteve lokale dhe qytetarëve që kanë ndaluar punimet për ndërtimin e një prej loteve të Baypassit të Shkodrës. Krebashkiakja e Shkodrës në detyrë Voltana Ademi sqaroi se do të ndryshojë projekti.

"Është kërkuar një lloj adaptimi i projektit në mënyrë që të plotësohen kërkesat që qytetarët e Shkodrës kanë. Për këtë arsye pezullimi ka ndodhur prej disa vitesh në pritje të një zgjidhjeje që bashkia Shkodër ka kërkuar, kërkesa jonë e fundit është me datë 19 shtator dhe në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, por dhe me Autoritetin rrugor Shqiptar kemi nisur një diskutim për rishikimin, duke e kthyer këtë pjesë, pjesë integrale të parkut në hyrje të qytetit. Një projekt që pritet të financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe që bashkia Shkodër ka bërë të gjithë projektin teknik",  tha Ademi.

Për shkodranët dëmtimi i kësaj zone është një krim.

“Ne na intereson me jetu mirë. Ne na intereson me heq këtë pisllëk. Na intereson kjo rrugë me qen pastër e mirë me marrë frymë”, tha një pensionist.

"Bypassi lehtëson qarkullimin. Mund të bëhej përpara, por jo tani sepse nuk ka vlerë prishja dhe është e dëmshme", shprehet një tjetër banor.

Për momentin gjithçka është pezulluar dhe pritet një konsultim publik me qytetarë të Shkodrës për të parë se si do të jetë zgjidhja, edhe pse Bypassi i Shkodrës prej thuajse 10 vitesh vazhdon në të njëjtën situatë, duke qëndruar në një shëtitore që nuk i shërben askujt.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?