Kronikë

Tiranë, mjetin e sekuestruar e shitën në pjesë këmbimi për përfitim, pezullohet efektivja e komisariatit nr 1 në Tiranë (EMRAT)

8 Korrik 2024, 15:30| Përditesimi: 8 Korrik 2024, 17:50

  • Share

Tirane- Një oficere e policisë me gradë nënkomisare në komisariatin e policisë nr 1 të Tiranës është pezulluar nga detyra pasi është në hetim për mashtrim.

Nga hetimet e kryera u siguruan prova se punonjësja e policisë Besie Koshena gjatë kohës që ka kryer detyrën si Specialiste për Hetimin e Krimeve, duke shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, pas ekzekutimit të urdhrit për kthimin e mjetit të sekuestruar, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar atë mjet dhe në bashkëpunim me shtetasin Geri Kurti, e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi informoi sot AMP.

Në hetim është dhe vetë Geri Kurti.

Çfarë ka ndodhur?
Përpara disa kohësh një person vrau veten brenda mjetit të tij tip "Golf 6". Në atë kohë mjeti i bllokua si provë materiale nga Prokuroria e Tiranës. Pas verifikimeve dhe hetimeve, organi i akuzës urdhëroi që mjeti t'i kthehej familjarëve të viktimës. Besie Koshena, e cila ishte urdhëruar për të kthyer mjetin fillimisht foli me babain e të riut që u vetëvra ku e ka pyetur nëse kishin për qëllim për të mbajtur apo jo mjetin.

I ati në kushtet e tronditjes së humbjes së djalit të tij i ka thënë që do e shiste. Efektivja i kishte premtuar më pas që mjetin do e blinte ajo. Pasi e ka marrë për kontroll te mekaniku ajo e ka shitur në bashkepunim me Geri Kurtin për pjesë duke mos i dhënë lekët familjarëve, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dumani: 08/07/2024 16:47

    Per mashtrim duhet te ishte ne paraburgim n ket ore

    Përgjigju
    • AJET CELIBASHI GMAIL.COME: 09/07/2024 11:38

      Nuk eshte oficere policie por kontrabande ne policine e shtetit...duhet ne burg jo e pezulluar e perjashtuar...sa shume police qe qenkan te inkriminuar.turp...cdo dite fegjojme qe oficera e police te sekgoreve te ndryshem rendi .qarkullimi e krimet jabe te perlyer..turp kur par ca kohe gjithe turni policise kufitare ne bashkpunim kryen vepren penale trafikim te qrnieve njerezore...sa keq edhe per perzgjedhjen qe behet ne policine e SHTETIT ...nje turp

  • tori: 08/07/2024 16:38

    Për çfarë pezullimi flitet kjo hajdute duhet arrestuar dhe futur në burg....flitet për makinë të vërtetë apo lodër se po na habisni.

    Përgjigju
  • Po mër po: 08/07/2024 16:01

    Policia shet vetëm pjesë makinash apo çdo gjë e ka një çmim dhe e tregtojnë ku të mundin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?