'150 euro për provim' Pezullohet nga detyra rektorja e universitetit të Shkodrës, policia në kërkim të saj! Nën hetim pedagogia bashkëpunëtore

22 Qershor 2023, 11:15| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 21:28

  • Share

Rektorja e universitetit të Shkodrës, Luigj Gurkuqi, Suzana Golemi është pezulluar nga detyra e saj dhe është shpallur në kërkim nga policia nën akuzën e marrjes së shumave të caktuara nga studentët për t’i kaluar në provime.

Urdhri për pezullimin e saj nga detyra është firmosur nga vetë ministrja e Arsimit Evis Kushi gjatë ditës së sotme (22 qershor).

"Pezullimi nga detyra bëhet me motivacionin "Për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit të transmetuara në emisionin investigativ "STOP", te dates 21.6.2023" thuhet në vendimin e MAS. 

Pas vendimit për pezullim, policia ka njoftuar se ka shpallur në kërkim rektoren e cila nuk është gjendur në banesën e saj. Ndërsa kanë nisur hetimet për pedagogen Donalda Laçej e cila bashkëpunonte me rektoren për të marrë nga studentët 150 euro për provim.

Denoncimi i studentëve u bë në një emision investigativ, ku me pamje u vendos një zarf me 150 euro në zyrën e rektores Golemi, dhe studenti në fjalë kaloi në provim.

Ndërkohë vendin rektores në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër do ta zërë Rajmonda Kërçira.

Ende nuk ka një reagim nga Universiteti i Shkodrës ndërsa mësohet se rektorja nuk ka qenë sot e pranishme në Universitet. 

Pezullimi

Ora 21:14
U merrte studentëve 150 euro për t’i kaluar në provim, shpallet në kërkim rektorja e universitetit të Shkodrës, nën hetim pedagogia bashkëpunëtore

1633691693_golemi.jpg

Policia ka shpallur në kërkim rektoren e universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi e cila në bashkëpunim me një pedagoge të unviersitetit u merrte studentëve nga 150 euro për të kaluar një provim.

Pasi u pezullua nga detyra, tashmë Golemi është në kërkim ndërsa pedagogia Donalda Laçej është vënë nën hetim nga policia.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, menjëherë pas publikimit në emisionin investigativ "Stop", të një rasti korrupsioni dhe shpërdorimi detyre, të kryer në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen S. G., 59 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë rektore e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Vijon puna për kapjen e 59-vjeçares.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 36 vjeçe, banuese në Shkodër, pedagoge në universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ "Stop", këto shtetase shfaqen duke iu marrë studentëve të universitetit, shuma parash, në këmbim të favorizimit të tyre nëpërmjet notave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme," thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës shpërndarë mbrëmjen e sotme, 22 qershor. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • WC muhabet: 23/06/2023 09:16

    Po mos hetonte prokuroria, ajo akoma do vazhdonte të ishte në punë. Njëlloj si të tjerët që nuk hetohen. Denoncime ka, po s'ka specialistë hetues apo punëdhënës t'i kap këto.

    Përgjigju
  • 59 vjeçe: 23/06/2023 07:00

    Kjo edhe nje vit del ne pension I lumshin milionat si ka mledh , ka siguru jeten e djalit e vajzes . Bravo I qoft 59 vjece

    Përgjigju
    • Kasemi: 23/06/2023 13:37

      Po ja merr prokurori keto dite dhe nese i tepron gje ia permbaron gjykata..... Suksese rektore dallkauke qe i ben jehone pushtimit turk!

  • [email protected]: 23/06/2023 06:53

    Kaloni njeher nga Universitetet e Vlores se pa 400€ nuk merr dot provim.. Jan ber si vampirat ju shkerd... Familjen

    Përgjigju
  • Iris: 23/06/2023 00:24

    Kur merr ryshfet dhe rektorja,imagjinoni c'bejne vartesit,por duket qe zonja nuk donte te mbeste mbrapa ne fitime! A ka ne Shqiperi ndonje institucion qe mund t'a quash te ndershem sot?!

    Përgjigju
  • Enxhi: 22/06/2023 23:16

    Pa shikoni njehere se c’behet te Fakulteti Juridik ne Tirane ose ndryshe te ai i padrejtesise, dega kush ka mik?

    Përgjigju
  • Eri Musta: 22/06/2023 21:45

    He pra i erdhi radha dhe kesaj ,leta Jane Grup dhe metaman ka mbledh rreth vedit Tana injoranter,ka perforcu grup_ klan In e Vet,turp turp turp

    Përgjigju
  • Stela: 22/06/2023 20:01

    Kur rektorja,imagjinoni pedagoget.Policia pret te dalin ne televizor horlliqet per te hetuar,larg qoft ti zbuloj policia vet

    Përgjigju
  • Toni: 22/06/2023 18:44

    Po ne Universitetin e Elbasanit qe behet nami. Qe nga rektori e te gjithe pedagoget nuk japin provim pa 200 euro. Perse nuk i heton Spak?

    Përgjigju
  • Dhurata Uruci: 22/06/2023 18:43

    Te hetohet mjekja Dhurata Uruci shkoder per shperdorim detyre dhe Korrupsion me dhenien e kempeve , dhe sasine e parave cash qe ka me shtepi

    Përgjigju
  • AltinTop: 22/06/2023 18:40

    I ka prish tregun me cmime te lira…prandaj e kane pezulluar.

    Përgjigju
  • Klodi: 22/06/2023 16:08

    Duhet shkarkim dhe ndjekje penale dhe jo pezullim

    Përgjigju
    • Neta: 22/06/2023 19:25

      Sekuestrim të të gjitha pasurive, edhe shtëpisë, të flenë nëpër njerëzit e tyre.

  • gasper koka: 22/06/2023 16:06

    kja e paska lir 150..gaci nuk jep provim nen 350 €

    Përgjigju
  • Scutari: 22/06/2023 15:31

    Universiteti i Shkodrës duhet të pastrohet edhe nga mbeturinat që ka grumbulluar kjo rektore, si mbesën, burrin e mbesës bile edhe nusen e djalit që ka marrë fakultetin me 10 pa shkuar asnjëherë në bankat e fizioterapisë!! Ordinere që merrte edhe shishe me mjaltë nga studentët fshatarë...

    Përgjigju
    • @Shkodra: 23/06/2023 13:50

      Duhet te jeni dijeni se si e uzurpoi ate post! Grumbulloi injorantet si puna e vetes; ju premtoi mbeshtetje dhe dore te lire; kishte me vete nje krah politik te çerdhes se PD qe jane me shumice neper fakultete qe nga koha e Jozit; kishte mbeshtetjen e te korruptuarve te juridikut; kapi nje e nga nje te lekundurit duke i bere presion se nese nuk voton per mua do te te zevendesoj dhe ne fund fitoi me pak vota, gje qe eshte e rendesishme sepse tregon qe ende ka pedagoge me integritet. A eshte keshtu apo jo?!!

    • Shkodra: 22/06/2023 17:58

      Kudo ka pedagoge ordinere por Shkodra mbase ka prekur fundin me shume se tjerat. Kudo pedagoge injorante e fodulle shesin pacavuret e tyre 120 faqeshe plot plagjiature qe i quajne libra. Suzana injorantja qe nuk di te lidhi dy fjale arrin te behet rektore. Gaci, kryemaskarai qe permendi dikush ketu, shef departamenti. Per keto maskarenj duhet hetim i thelle sepse kane marre ne qafe breza te tera, kane nxitur kurvellekun, parazitizmin, mungesen e ndershmerise, injorancen, e cdo poshtersi tjeter qe nje njeri normal as qe i mendon. Njerezit ikin perdite nga keta, kto monstrat mikro qe kane helmuar cdo qelize te jetes ne Shqiperi.

  • Jola: 22/06/2023 14:15

    Këto ishin bërë një problem i madh për studentët, por është dhe një tjetër që jep mësim në vitin e dytë të universitetit në fakultetetin e mjekësisë... por problemet nuk mbarojnë me kaq ... Nuk janë fajtorë vetëm ata të dyja, por dhe ministria përse them: 1- Gjoja librat( copa letrash) që shesin ata nuk janë të denja për një universitet, ai libër degjeneron gjuhën shqipe ku duhet bërë traskriptimi shqip- shqip 2- Ai libër është libër i vjedhur sepse po të shohim fjalët mes njëra tjetrës ose janë të bashkuara ose kanë shumë hapësirë mes tyre që do tëthotë se janë vjedhur nga ndonjë sit interneti që nuk lejon kopjimin dhe të ndodhë kjo është turp. 3- Libri është i shkruar në atë mënyrë saqë studentët kanë qenë të detyruar e janë të detyruar t'a mësojnë përmendësh 4- Çfarë përgjegjësie ka një profesor kur nga 120 vetë ngelin 110? 5- A varet ky rezultat nga niveli i mësimdhënjes apo nga librat e profesorave , që as vetë si kuptojnë çfarë kanë stisur në këta libra? 6 - A i kontrollon ndonjëherë ministria këta tekste dhe këta pofesorë? Fama e keqe e universitetit të Shkodrës për korrupsion është me kohë ,sepse shumë studentë edhe nga qyteti brënda, por dhe nga Lezha , Malsia e madhe kanë vajtur në Tiranë pikërisht për këtë problem, përsëri fenomeni vazhdon, pa pikë problemi.. Këto zonja duhet t'ju vijë turp, sepse universiteti duhej të ishte qënfër kërkimore ku të afroheshin studentët , jo të ripen për 150 euro...

    Përgjigju
  • Dhurata Uruci: 22/06/2023 13:04

    SPAK te nise hetimet per sasine e lekeve cash dhe pronat qe ka

    Përgjigju
  • Korrupsioni: 22/06/2023 12:12

    Duhet te arrestohet per korrupsion me patjeter.ca esht kjo tallje shkarkohet nga detyra.po korrupsioni apo ska problem..

    Përgjigju
    • Tahipi: 22/06/2023 13:24

      Korrupsioni ke shum te drejt

    • Aldo: 22/06/2023 12:31

      Po prit mer kaqol. Se ka rregulla. Nuk te arreston ministria. Prokuroria nis hetimet në bazë të lajmit, shkon sekuestron videon nga televizioni, mbledh provat, I dorëzon tek gjyqtari, gjyqtari vlerëson që provat janë të mjaftueshme dhe lëshon urdhër arresti. Si e do ti? Jo po bërtit në mes të rrugës hajduti, dhe të arrestokan pa të keq

  • pastroni vendin nga korrupsioni: 22/06/2023 11:59

    si shume kolege te saj edhe kjo e ngjyejti penen ne bojen e flliqur te bkorrupsionit , kalbeni tani ne rec se ndryshe smarrin vesh keto mushka xanxare

    Përgjigju
    • e drejta: 22/06/2023 12:44

      JAM PLOTESISHT DAKORD ME KOMENTIN TUAJ...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?