Vihet në hetim shefi i komisariatit në Lezhë (EMRI)

17 Maj, 17:59| Përditesimi: 17 Maj, 20:48

  • Share

LEZHË- Shefi i Komisariatit të Policisë në Lezhë, Agim Hoxha është vënë në hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Një agjente krimesh ka denoncuar pranë AMP se një mbrëmje kur ajo ishte në shërbim, shefi i komisariati ka shkuar i dehur në zyrë dhe ka kërkuar sqarime për punën, që nuk kishin asnjë emergjencë.

Po ashtu, Hoxha u konstatua nga kolegët nën efektin e alkoolit duke udhëtuar nga Lezha në Tiranë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vazhdon hetimet, ndërsa nuk ka dalë ende në njoftim zyrtar, në lidhje me rastin.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mondi: 17/05/2024 18:46

    shef comisariati i dehur!!? atehere kane te drejte serbet kur thone se shqiptaret nuk jane shtet formues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?