Djali i Tom Doshit aksidentoi biznesmenin me gruan dhe u favorizua nga policia, pezullohet nga detyra Shefi i Qarkullimit në Lezhë

23 Prill, 11:03| Përditesimi: 23 Prill, 17:38

  • Share

Përfshirja e djalit të Tom Doshit në një aksident rrugor disa javë më parë në superstradën Lezhë-Laç, për të cilin hetimet e prokurorisë konkluduan se ai ishte fajtor, por u tolerua nga policia rrugore, i ka kushtuar shtrenjtë shefit të qarkullimit rrugor të Lezhës, Ismet Sula dhe drejtuesve kryesorë të drejtorisë rajonale.

55-vjeçari Sula u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës së Lezhës, ndërsa në hetim nga organi i akuzës është kupola drejtuese. Report Tv ka mundur të sigurojë urdhrin e ekzekutimit të vendimit të pezullimit nga detyra të Sulës, ndërsa burimet bëjnë me dije se hetimet e prokurorisë nxorën fajtorë në aksident James Doshin, i cili po lëvizte me makinën e tij pranë fshatit Gajush, kur ka përplasur një automjet ku në të udhëtonin Lizë dhe Viktor Jushi, të cilët për fat të mirë nuk pësuan dëme si pasojë e përplasjes. Lizë Jushi thonë burime për Report Tv është gruaja e pronarit të hotel ‘Gjuetia’ në Lezhë, Viktor Jushit.

Pas këtij aksidenti, mësohet se policia favorizoi Doshin, duke mos kryer të gjitha veprimet konform ligjit, ndërsa vetë të riu e lejoi të largohet bashkë me automjetin. Në lidhje me këtë çështje organi i akuzës është vënë në lëvizje, duke regjistruar procedim penal për "shpërdorim detyre", pas referimit të materialeve të aksidentit nga policia në datën 19 mars 2023.

Krahas shefit të Qarkullimit Rrugor Ismet Sula, i cili u pezullua nga detyra, prokuroria po heton edhe drejtuesit e policisë Lezhë për të parë nga kush është dhënë urdhri për të mos kryer veprimet konform ligjit. Në funksion të këtij hetimi, organi i akuzës pritet të zbardh tabulatet telefonike mes drejtuesve dhe oficerëve të policisë për të zbardhur rolin dhe veprimet e tyre për këtë çështje, e më pas do të vendoset nëse ajo do t’i kalojë për kompetencë SPAK, apo do të mbetet në Lezhë.

 

Pezullimi i Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Ismet Sula

1713863646_121121.jpg

 

Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Ismet Sula dhe James Doshi
 

 

Ora 15:55
Pezullimi shefit të qarkullimit në Lezhë, djali i Tom Doshit përplasi me makinë gruan e një biznesmeni

1713863784_jamesdoshi.jpg

James Doshi, djali i ish-deputetit të PS-së, ka aksidentuar një çift bashkëshortesh rreth një muaj më parë më 17 mars.

Burime bëjnë me dije se 24-vjeçari ka përplasur makinën tip ‘Benz’ që drejtohej nga Lizë Jushi, e cila ka mbetur e plagosur nga aksidenti. Lizë Jushi thonë burime për Report Tv është gruaja e pronarit të hotel ‘Gjuetia’ në Lezhë Viktor Jushit.

Policia thotë se aksidenti është referuar dhe është pezulluar nga detyra Ismet Sula shef I Qarkullimit në Lezhë. Pezullimi i tij është kryer pasi ka shpërdoruar detyrën, duke favorizuar James Doshin, duke mos sekuestruar automjetin e tij të përfshirë në ngjarje, por duke ia lënë në ruajtje.

‘Në lidhje me pezullimin nga detyra, të Oficerit të Policisë Gjyqësore Nënkomisar I. S., me detyrë specialist/OPGJ në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban, në DVP Lezhë, ju sqarojmë se: 

Më datë 17.03.2024, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi J. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Lexus”, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen L. J., 55 vjeçe, banuese në fshatin Tresh, Lezhë, e cila ka marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Lezhës, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.   

Në lidhje me këtë ngjarje rrugore, nga ana e Policisë Rrugore Lezhë janë kryer të gjitha veprimet  e para hetimore në vendngjare, konform ligjit, në konsultë me prokuroren e gatshme të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.  

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet janë referuar në Prokurori, më datë 18.03.2024, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore I. S., në ngarkim të shtetasit J. D., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ky rast është pasqyruar në komunikatën ditore  të datës 18.03.2024, në të cilën janë pasqyruar ngjarjet dhe aktivitetet ditore të strukturave të Policisë, përgjatë 24 orëve të datës 17.03.2024.

Më datë 15.04.2024, nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë është sjellë urdhri i ekzekutimit të vendimit penal të  Gjykatës së Lezhës, për caktimin e masës së sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të detyrës”, ndaj punonjësit të Policisë Nënkomisar I. S., pasi dyshohet se Nënkomisar I. S. ka shpërdoruar detyrën, duke favorizuar shtetasin J. D., duke mos sekuestruar automjetin e tij të përfshirë në ngjarje, por duke ia lënë në ruajtje.

Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka bërë pezullimin e mënjehershëm nga detyra, të punonjësit të Policisë I. S. dhe ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë të disiplinës.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • anna: 24/04/2024 09:21

    Shefi i qarkullimit me i ndershem dhe me i mire qe ka pase Lezha ndonjehere kete e thone te gjithe ne Lezhe.Nuk e njof personalisht por vertete me vjen keq

    Përgjigju
  • Iris: 24/04/2024 01:51

    Te rrime shtrember e te flasim drejt.Tani vertet ky Sula u pezullua se favorizoi djalin e Tom Doshit me shume se sa viktimat e aksidentit,por mendoni qe dhe keta eproret e Sules do te vepronin me kaq rreptesi e shpejtesi,sikur viktimat te mos ishin pronare biznesi te rendesishem per zonen si hotel /Gjuetia/,por te ishin njerez te thjeshte,pa biznese ne rezyme,te ishin udhetare,ose kalimtare te thjeshte?!

    Përgjigju
  • Po mër po: 23/04/2024 13:48

    Djali i Saliut bëri Gërdecin dhe u favorizua po ashtu.

    Përgjigju
  • Dori: 23/04/2024 13:04

    Ky eshte rezultati... Shefin e vuni ne at pune toma, dhe shefi favorizon deri ne vetsakrifikim cunin e tomes qe kur ka bo aksidentin rrezik ka qen dhe i drogum dhe ka pas qyten me vete

    Përgjigju
  • Besniku: 23/04/2024 13:01

    Ketu eshte problemi i drejtorit, ai i ka dhene urdher me vepru ne ate menyre...prokuroria duhet te pezulloje dhe drejtorin e policise qarku

    Përgjigju
  • Per ismetin: 23/04/2024 12:41

    Ismet sula betem lodhje me policin nuk ka. Njerez te tille i kane ngec ne dere edhe shqiperise e jo me policise. Sa turp te jete ende ne detyre

    Përgjigju
  • Artur: 23/04/2024 11:42

    Duket që nga forma e veshëve se ça muti është, di Troll.

    Përgjigju
  • NDËRGJEGJIA: 23/04/2024 11:42

    JU LUTEM DUHET TË MOS HARRONI QË KA AKSIDENTE ME PRERIE TË KËMBËVE NË MES TË TIRANËS DHE KENI HESHTUR.POP.THOTË TE HEKURAT SHKOFTË.POLICI KA BËRË GABIM DHE JO FAJ.KJO ËSHTË QË VEPROHET PA RREGULLORE POR ME LLAFE.

    Përgjigju
  • AltinTop: 23/04/2024 11:13

    Edhe sikur te mos e kishte favorizuar djalin e Tomes do shkarkohej njelloj nga detyra... Nuk meren me djalin e Tomes por me shefin qe nuk kishte rruge tjeter vec se te zbatonte urdherat nga lart...Ligjin e ben i forti ne shqiperi.

    Përgjigju
    • AltinTop: 23/04/2024 12:31

      @Vlora - Po me djalin e Breçanit qe la pa gjymtyre vajzen e re… Beri gje Prokuroria?? Ligjin do ta beje i forti sa te jene kto politikane ne detyre!

    • Popull: 23/04/2024 11:46

      Altino prokurori po e denon shefin e qarkullimit sepse ka dashur te merrt vete me djalin e Tomit sepse aty ka pas mundesi per te marre rryshfet,dmth i jane hequr leke nga duart prokurorit dhe po hakmerrt se spo i plas shume per zbarimin e ligjit jo.Ai mesa duket ka qene prokurori i gatshem ate dite dhe ngjarja do ti kalonte atij nese referohej.Prokurori mesa duket thjesht po ndeshkon nderprejen e linjes se rryshfetit

    • Vlora: 23/04/2024 11:39

      Po to Vella ca kuptove nga lajmi qe ligjin e bejne te fortet? Po iken ajo kohe ska me. Kthehu nga Gjermania.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?