Politikë

Pezullohet përkohësisht numërimi i votave preferenciale te KZAZ 31, dyshime se votat e hedhura vetëm për partinë po llogariteshin në favor të disa kandidatëve

14 Maj, 15:16| Përditesimi: 14 Maj, 16:41

  • Share

TIRANË – Procesi i numërimit të votave preferenciale te 1 Maji, KZAZ 31, u pezullua përkohësisht pas dyshimeve se votat e hedhura vetëm për subjektin politik po vlerësoheshin edhe si vota në favor të disa kandidatëve të caktuar.

Konkretisht, nga opozita u pretendua se këto vota në të cilat është zgjedhur vetëm partia, po numëroheshin edhe si vota në favor të kandidatit socialist Xhemal Qefalia.

Policia nxorri jashtë objektit ku po numërohen votat preferenciale të gjithë vëzhguesit, ndërsa KQZ dërgoi përfaqësuesin e saj.

Fletët ku ishte votuar vetëm subjekti dhe asnjë kandidat duhet të futeshin në zarfe të veçanta për të mos t’iu nënshtruar rivlerësimit gjatë kohës kur do të numërohej vota e kandidatëve. Ky rregull dyshohet se është shkelur me qëllim favorizizmin e kandidatëve të caktuar.

Pas sqarimit të situatës numërimi filloi dhe u vendos që fletët e votimit vetëm për partitë do të veçohen gjatë procesit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?