Vlora, 17 nentor 2023

Pezullohet për tre ditë lundrimi i tragetit Vlorë – Brindizi

17 Nëntor 2023, 11:15| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 12:16

  • Share

Për shkak të motit të keq dhe me dallgë është pezulluar lundrimi për tre ditë dhe për tragetin Vlorë – Brindizi, gjatë datave 17,18, 19 nëntor 2023.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete nuk do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Gjithashtu është ndaluar dhënia e leje - nisjes gjatë datave 17,18, 19 nëntor duke filluar nga ora 12:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të vlorës dhe janë njoftuar për marjen e masave për sigurimin e tyre.

Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit që operojnë brenda gjirit të vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.11.2023.

Parashikimi i motit në gjirin e Vlorës

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 17-18-19.11.2023 duke filluar nga ora 12:00 datë 17.11.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje dhe më pas në drejtimin Veri-Perëndim në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 20m/s dhe lartësi dallge deri 1.70m brenda gjirit të Vlorës, jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra."


Lajmi kryesor:

Dallgë deri në 3.5 metra, pezullohet lundrimi i tragetit Durrës - Bari e anasjelltas dhe Vlorë- Brindizi! Durrës-Ancona vijon normalisht


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?