Foto ilustruese

Pezullohet përkohësisht lëshimi i vizave në konsullatën greke, aplikantëve do t’u kthehen pasaportat

2 Shtator 2020, 09:15| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 09:19

  • Share

Ambasada greke në Tiranë njofton se është pezulluar lëshimi i vizave nga konsullatat në Shqipëri prej masave kufizuese të pandemisë së COVID-19.

Ajo fton qytetarët aplikantë që kanë dëshirë të tërheqin pasaportat e tyre pasi viza nuk do t'u jepet momentalisht. Për këtë procedurë ata duhet të kontaktojnë autoritetet konsullore.

Njoftimi nga Ambasada Greke:

Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar. Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore.

Komento

Komente

  • Ttaskop Kacija: 02/09/2020 12:20

    Ky eshte presioni qe Greqia i ben Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?