Pezullohet puna në uzinën ushtarake të Mjekësit! Punëtori i vetëm në protestë: Tre muaj pa rrogë, shokët kanë frikë të ngrenë zërin

6 Nëntor, 16:32| Përditesimi: 6 Nëntor, 16:58

  • Share

ELBASAN- Rreth 50 punonjës të Uzinës së lëndëve plasëse në Mjekës të Elbasanit prej 3 muajsh nuk kanë marrë pagat. 

Ata lajmëruan ditën e sotme se do të mbanin një protestë në ambientet e jashtme të uzinës, por që u anullua në momentin e fundit.

I vetmi që doli në protestë është 63-vjeçari Kastriot Elezi. Ai eshte punonjës në uzinë prej 25 vitesh.

“Para 3 muajsh ka ardhur urdhri të stopojmë punën. Na kanë thënë se kjo nuk do të reflektohej te rrogat, por në fakt ndodhi e kunderta. Sot do protestonim të gjithë se kemi tre muaj pa u paguar, por kolegët nuk dolen se kanë frikë se mos i heqin nga puna”, tha ai.

Kastriot Elezi, edhe në emër të kolegëve të tij kërkon nga Ministria e Mbrojtjes të paguhen pasi janë mbytur në borxhe.

Në uzinën e lëndëve plasëse në Mjekës deri para tre muajsh digjej tritol i grumbulluar nga viti 1997.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/11/2024 00:43

    3 muaj qe nuk punoni dhe per kete periudhe nuk paguheni,por dikush u paska thene qe nuk ndikon ne page?! Eshte kapitalizem or mik,paguhesh vetem kur punon.S.d.q duhet te sqaroni ceshtjen, nese eshte mbyllje e perkohshme,apo pergjithemone.Mund te keni te drejte per asistence, nese eshte mbyllur perkohesisht, deri sa te rifilloje prape,nese eshte mbyllur pergjithemone,keni te drejte per asistence deri sa te gjeni nje pune tjeter.Keshtu veprohet ne bote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?