Pezullohet vaksina e Oksfordit/ Çfarë ndodhi me vullnetarin që mori antidodin?

9 Shtator 2020, 16:31| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 16:34

  • Share

Sipas Ministrit Britanik të Shëndetësisë, Matt Hancock, pezullimi i provave klinike tw vaksinës së Oksfrodit dhe AstraZeneca u bë për shkak të një reagimi të padëshiruar të te një nga vullnetarët të cilëve iu është dhënë antidoti, i cili kishte arritur fazën e fundit të eksperimentit. Studiuesit po hetojnë simptomat e pacientit, për të kuptuar lidhjen e mundshme midis vaksinës dhe efektit anësorë

Hancock nuk përmendi llojin e problemit të shkaktuar, por sipas një burimi anonim për New York Times, pjesëmarrësi në provë u diagnostikua me një lloj inflamacioni të shtyllës kurrizore dhe që shpesh shkaktohet nga infeksione virale. Gazeta u përpoq të pyeste AstraZeneca e cila, megjithatë, refuzoi të komentonte mbi situatën e vullnetarit të provës, pa konfirmuar diagnozën e mielitit tërthor. "Ngjarja po hetohet nga një komitet i pavarur - shpjegoi kompania - dhe është shumë herët për të dale në përfundime”.

Ende nuk dihet se çfarë mund të shkaktojë këtë inflamacion, por dyshimi është se rezulton nga një reagim autoimun, kur sistemi imunitar lëshohet kundër indeve të trupit, sepse i percepton ato si një kërcënim. Në rastin e mielitit, indet e dëmtuara janë ato të palcës kurrizore.

Vaksina e Universitetit të Oksfordit mund ta ketë shkaktuar këtë inflamacion, pasi ajo mbështetet në një adenovirus të modifikuar për të bartur disa gjene të koronavirusit dhe në këtë mënyrë stimulon përgjigjen imune kundër virusit.

Për momentin, në çdo rast, këto janë hipoteza, të pa konfirmuara nga ndonjë diagnozë e caktuar. Për më tepër, "reagimi i padëshiruar" mund të mos jetë shkaktuar nga vaksina.


Lajmi kryesor:

Pezullohen testimet e vaksinës së Oksfordit për COVID-19, ja çfarë ndodhi...


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?