Foto ilustruese

Bota

Pfizer pritet të kërkojë miratimin e vaksinës anti-COVID tek fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç

16 Shtator 2021, 08:34| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 08:36

  • Share

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe BioNTech në nëntor do t’i drejtohet Administratës Amerikane për Ushqim dhe Barna (FDA) për të miratuat vaksinën anti-COVID për fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç. Lajmi është bërë me dije nga kryetari kryesor financiar i kompanisë Pzifer, Frank D’Amelio.

Pfizer më herët ka paralajmëruar se do të aplikojë për miratimin e vaksinimit të fëmijëve të moshës prej pesë deri në 11 vjeç. D’Amelio ndau informacionin se aplikimi për miratimin e vaksinës për fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç do të përpunohet pas dorëzimit të kërkesës prej moshës pesë deri në 11-vjeç.

Vaksina Pfizer/Biontech është miratuar në gusht nga FDA dhe është vaksina e parë e licencuar plotësisht kundër COVID-19. Pfizer dhe Moderna janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për personat mbi 12-vjeç.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?