Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean, Kim Jong Un

Pheniani thotë se do të godasë Korenë e Jugut me armë bërthamore nëse sulmohet

5 Prill 2022, 09:09| Përditesimi: 5 Prill 2022, 10:48

  • Share

Phenjani do të shënjestrojë Korenë e Jugut me “forcën e saj bërthamore” nëse sulmohet, ka thënë Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit verikorean, Kim Jong Un.

Deklarata e saj është publikuar nga media shtetërore të martën.

“Në rast se Koreja Jugore synon përballje ushtarake me ne, forca jonë bërthamore do të duhet të kryejë detyrën e vet”, ka thënë Kim Yo Jong, sipas deklaratës së publikuar nga KCNA.

Motra e liderit verikorean, zyrtare me ndikim në Partinë Popullore, ka thënë se Koreja Veriore nuk do të niste kurrë e para sulmin, transmeton dpa.

“Mirëpo nëse Koreja e Jugut, për çfarëdo arsye, synon veprim ushtarak, siç janë masat ‘parandaluese’, të përmendura (nga ministri i Mbrojtjes, Suh Wook), situata do të ndryshojë”, ka thënë ajo.

“Në atë rast, vetë Koreja e Jugut do të kthehet në shënjestër”

Të premten, ministri i Mbrojtjes në Korenë Jugore, Suh Wook, ka thënë publikisht se forcat e armatosura të Seulit kanë kapacitet për të sulmuar “me saktësi dhe shpejt” pikën e nisjes së raketave të Phenjanit, në momentin që ka shenja të qarta të ndonjë sulmi në Koreja e Jugut.

Sulmet verbale të Koresë Veriore kundër anëtarëve të Qeverisë jugkorene nuk janë të pazakonshme.

Deklarata e Kim Yo Jong vjen në kohën kur tensionet në rajon janë duke u rritur sërish.

Phenjani ka alarmuar së fundi shtetet fqinje, duke testuar një raketë të re balistike me kapacitet bërthamor.

Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë këtij shteti të izoluar testimin e raketave që kanë kapacitet për të bartur koka bërthamore./ Rel

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?