E njohur si kompania nr. 1 e duhanit në botë, sot Philip Morris International po udhëheq transformimin e industrisë së duhanit. Gjatë dekadës së fundit, PMI ka qenë i fokusuar tek angazhimi shkencor për alternativat pa tym, të cilat deri më tani janë kryesuar nga produkti me ngrohje IQOS.
Takimi i pestë i Open Science nga Philip Morris International mblodhi një panel ekspertësh të shkencës së alternativave pa tym, 4 drejtues në sektorët e shkencës pranë Philip Morris International. Ata u ndalën tek dëshmitë shkencore që përforcojnë angazhimin e kompanisë për produktet alternative të nikotinës, dëshmi akoma më të qarta në vende ku IQOS ka hyrë më herët dhe është përqafuar gjerësisht.
“Në Japoni, ku IQOS ka hyrë me kohë dhe është përqafuar në masë, mund të shikojmë mjaft dëshmi nga jeta e vërtetë.”, u shpreh Giselle Baker, Zëvendëspresidente Globale për Angazhimin Shkencor, “Kemi disa studime që tregojnë se çfarë ka ndodhur më parë dhe cila është shkalla e shtrimeve në spital për shkak të disa sëmundjeve pas hyrjes së IQOS. Ajo që pamë, është se këto po ndodhin pak e më pak pas hyrjes së produktit me ngrohje.”
Panelistët u pyetën edhe në lidhje me koston e produkteve pa tym, një pikë kyçe për t’i bërë alternativat si produktet me ngrohje të aksesueshme nga kushdo. Këto produkte ofrojnë një mundësi për reduktimin e dëmit për të rriturit që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare, duke i ekspozuar ata ndaj niveleve shumë herë më të ulëta të kimikateve ndaj të cilave i ekspozon cigarja.
“Jemi fokusuar në nivel global tek krijimi i aksesit drejt alternativave pa tym për këdo. Ndaj kemi nxjerrë produktin lil SOLID në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, që është një hap drejt krijimit të aksesit për njerëzit me të ardhura të ulëta dhe të mesme.”, u shpreh Moira Gilchrist.
Zëvendëspresidente e Komunikimit Strategjik dhe Shkencor në Philip Morris International. Në gusht, lil SOLID u prezantua edhe në Shqipëri. Por, së fundmi kompania ka bërë hapa të rëndësishme edhe në një drejtim tjetër, i cili për shumë ka qenë i papritur. PMI ka blerë kompani të rëndësishme farmaceutike, siç është kompania suedeze e fokusuar tek alternativat e nikotinës, Feltrin Farma, apo britanikja Vectura e specializuar tek produktet për astmatikë. Për këtë lëvizje, Moira Gilchrist u shpreh: “Deri tani, fokusi ka qenë tek alternativat pa tym për të rriturit të cilët përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare. Por e ardhmja do të na fokusojë tek kategori të reja produktesh”.