Nga krim pasioni në hetim për drogën/ 'Unë pi kokainë!' Dëshmitë kontradiktore rikthejnë në Prokurori Marsida Qatjan

11 Tetor 2019, 15:49| Përditesimi: 11 Tetor 2019, 20:19

  • Share

KAVAJË - Prokuroria e Kavajës shoqëron Marsida Qatjan për ta rimarrë në pyetje në lidhje me vrasjen që ndodhi brenda apartamentit të saj ku shefi i sigurisë së burgut të Durrësit Bledar Toçi vrau me pistoletën e shërbimit 41-vjeçarin Dritan Haxholli.

Shkak për ripyetjen e saj dhe të gjithë personave të përfshirë në ngjarjen e ndodhur pas mesnate në apartamentin e 30-vjeçares në lagjen numër 2 në Kavajë janë bërë dëshmitë kontradiktore të saj, ajo e dhënë në media dhe ajo dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore. Të shoqëruar janë edhe dy djemtë që ishin në banesë, Xhuljo Biturku dhe Ermir Çela. Ky i fundit do të pyetet se kujt ja bleu kokainën që u gjet në apartamentin e Marsida Qatjas.

Në media Qatja tha se nuk ka asnjë lidhje intime me Dritan Haxhollin, 41-vjeçar i divorcuar baba i një vajze, por se ai vetëm kërkonte të pinte kafe dhe të hante dreka me shoqërinë e saj. Ajo tha për gazetarët se nuk ka lidhje me drogën dhe se në shtëpinë e saj nuk ka pasur kokainë, edhe pse nga provat e mbledhura nga policia rezultoi krejt e kundërta. Ndërkohë në dëshminë e saj për hetuesit, ajo është shprehur se është përdoruese e kokainës, dhe se Dritan Haxholli kërkonte të kishte marrëdhënie intime me të, dhe jo raport shoqëror siç ajo deklaroi në media

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • prec zogaj: 11/10/2019 18:06

    TE HYSH NE BURG,,E TE VRASESH PER KETE SURRAT--BAJGE,,,,PASKAN QENE NJEREZ TE MBARUAR,,,LLUM I SHOQERISE...

    Përgjigju
    • zakja: 11/10/2019 19:16

      tamam llum e kaluar llumit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?