Një homazh për shkrimtarin Ismail Kadare në 1- vjetorin e ndarjes së tij nga jeta ishte interpretimi i Suitës nga baleti “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” me kompozitor Nikolla Zoraqin.
“Një koncert në këto ditë të para korrikut nuk mund të kalojë pa pasur parasysh që patëm një vjetorin e ndarjes nga jeta të gjeniut të letrave. Vepra e Kadaresë është një vepër që rrezaton shumë dhe do të rrezatojë në të ardhmen ashtu si gjithë letërsia e mirë botërore. Gjenerali i ushtrisë së vdekur, vepra gjeniale e tij në të njëjtën kohë ka dhe një version koreograafik. Dikur, në vitet e vështira ajo quhej “Tokë e pamposhtun”, - tha dirigjenti Zhani Ciko.
Interpretimi i kësaj suite, ishte pjesë e koncertit të mbajtur nga Orkestra e RTSH-së në skenën e TKOB këtë fundjavë, si pjesë e Stinës koncertore, e veçanta e të cilit ishte interpretimi i pianistit francez Pascal Gallet.
“Kjo është pjesa më e rëndësishme. Autori i saj është një kompozitor francez, i cili përfaqëson një shkollë disi konservatore në muzikën franceze, por që ka ruajtur traditën.”, - u shpreh Ciko.
Koncerti solli për publikun disa pjesë të rëndësishme të historisë muzikore franceze, siç ishte adagio për kuartet orkestor e kompozitorit belg Guillaume Lekeu, i ndarë nga jeta në moshë shumë të re.
“Është një vepër e një kompozitori belg që ka vdekur në moshë shumë të re. Siç duket parandjenja është diçka që ekziston dhe do të vëreni që kjo adagio ka karakter funebër të theksuar, në të njëjtën kohë ka brenda jetën, ka brenda dhe shpresën për jetën deri në fund të saj.” fund të saj.”, - vërejti Ciko.
Pjesë e koncertit ishte edhe suita për orkestër Op.22 e Georges Bizet.
Komente
