Pianistja shqiptare triumfon me dy çmime në Gjermani

12 Nëntor 2020, 10:48| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 10:51

  • Share

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishim me Melisa Ibrahimin, 18-vjeçaren e cila ka triumfuar duke fituar vendin e parë në garën e nivelin Internacional ‘’ Grand Pirze Virtuoso 2020’’ në Bonn Të Gjermanisë, në kategorinë ‘’Senior’’.

Tashmë ajo është përzgjedhur të interpretojë në ‘’ Beethoven House in Bonn’’ në 2021.

‘’Ky koncert ka me u përcjell nga pianist të ndryshëm por do të jetë edhe si garë, do të merren çmime të tjera domethënë jo çmime të para por do të japin mundësi të reja për pianistët’’ u shpreh ajo.

Melisa për një periudhë të shkurtër ka arritur të fitojë shumë çmime si pianiste, ndërsa thotë se kërkon të arrijë akoma më shumë:

‘’ Unë kam 9 vjet që luaj në piano, mësimet e para i kam filluar në moshën 9 vjeçare në shkollën e muzikës në Mitrovicë, pastaj puna ka filluar dhe vullneti më i madh kur kam vendosur të vazhdojë drejtimin e pianos si profesion. Pothujse gjithë ditën jam këtu në dhomën e pianos, jam duke u ushtruar, me të vërtet punoj shumë në këtë profesion, kam dëshirë që gjithmonë të arrijë sa më shumë, asnjëherë nuk jam e kënaqur me asnjë arritje, me një çmim të parë, sepse gjithmonë ka gara të ndryshme, ka çmime edhe më të mëdha dhe gjithmonë dua t’I fitoj të gjitha’’ shprehet ajo, duke zbuluar kështu edhe çelësin e suksesit të saj.

Melisa është në moshë të re, por ka mjaft arritje dhe jo vetëm në fushën e muzikës, por edhe në fushën e sportit, prej vitesh ajo është edhe një sportiste mjaft e zonja. Ajo merret prej vitesh me basketboll, që prej moshës 14 vjece është pjesë e kombëtares kosovare të basketbollit ndërsa është zgjedhur për 5 vite rresht si ndër sportistet më të mira në Mitrovicë:

‘’ Mua personalisht basketbolli më ka ndihmuar shumë në krijimin e një karakteri dominues dhe që të mos dorzohem dhe gjithmonë të vazhdojë përpara. Sporti e ka këtë të mirë që i ndihmonë njerzve dhe në aspektin mendor’’ tha Melisa Ibrahimi.

Ajo është kthyer në një shembull pozitiv për të gjithë moshatarët e saj, sepse me vullnet dhe pasion ka arritur shumë suksese në një moshë fare të re. 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?